Shiu i lë vendin diellit për sot, por kjo kohë e bukur nuk do zgjasë…

0

Pas shirave të ditës së djeshme, që shkaktuan përmbytje në disa zona të Fushë-Krujës, sot do të ketë një mot të kthjellët.

Loading...

Metereologët parashikojnë që shiu do t’i lërë vendin diellit këtë të mërkurë dhe vranësirat do të jenë të pakta.

Po ashtu, edhe temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë që parashikohet të ketë të njëjtin trend deri javën e ardhshme.

Sipas IGJEUM, në fillim të javës së ardhshme, priten temperatura deri në 10 gradë më të larta sesa janë sot. Madje në Tiranë, pritet që temperaturat të kapin vlerën e 30 gradëve.

Ndërkohë që situata paraqitet e mirë në zonat e tjera të vendit, situata nuk është e tillë në Fushë-Krujë, pavarësisht ditës me diell.

Kjo sepse pas reshjeve të ditës së djeshme, lumi Ishëm sot ka dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 40 ha tokë në Fushë-Krujë.

Mësohet se toka e përmbytur ishte e kultivuar, çka u ka shkaktuar një dëm të madh fshatarëve të zonës.

Po ashtu nga përmbytjet rrezikohen 8 banesa në fshatin Murqinë, ndërsa janë përmbytur edhe 200 m rrugë. Si rezultat është penguar lëvizja e njerëzve për në punë dhe e fëmijëve për në shkolla.

Loading...

Lini nje pergjigje