“Mentaliteti” komunist dhe “kryementalistët” oksidental të Shqipërisë

1

Nga Dr. Ndriçim Mehmeti

Loading...

 

Të kudondodhur kryementalistët” perëndimor ka më shumë se një javë që na rikthyen në vëmendjen tonë  se çfarë është mentaliteti komunist dhe ku e shikojnë ata të mishëruar këtë.

Po pse i gjithë ky merak i “kryemnatilistëve” perëndimor për goditjen e mentalitetit komunist?

Krejt rastësisht ata morën vesh se po sulmohet prej vëllait ministër i brendshëm. Ata sigurisht që nuk janë të “shqetësuar” për fatin e ministrit të brendshëm. Jo . Kurrsesi!? Ata janë të shqetësuar “për mentalitetin komunist që po instalohet”. Pra që të jesh ministër i brendshëm, na mjafton “virtyti” i supozuar i lartë që ke si individ, “kapaciteti” i jashtëzakonshëm, i sprovuar që kur nuk mbahet mend dhe i gatshëm për sfida të reja në moshë të thyer. Për të tjerat vlen gjithmonë shprehja “ç’më duhet mua se ç’bëj unë pale më për të tjerët”. Kështu që në këtë mesele nuk hyn më as vëllai, motra, xhaxhai, vëllai etj. Kush sulmon, ka të dhëna, jep fakte se ministri i brendshëm i një vendi ka vëllanë të implikuar, dënuar, apo që dyshohet se merret me veprimtari që bien në kundërshtim me ligjin, janë të detyruar të heshtin. Përse? Sepse në demokraci sipas “kryementalistëve oksidental” përgjegjësitë janë individuale. Pra edhe në rast se vëllai i ministrit, kryeministrit, krye parlamentarit, kreut të shtetit bën ndonjë zullum, ta mbajë me shëndet vetë, se fajin nuk ja ka kush veç kokës së tij. E parë në këtë këndvështrim i gjithë arsyetimi, mund të jetë korrekte, madje më se e pranueshme. Por…. ka një problem të vogël, shumë të vogël. A ka qenë i njëjti standard dhe qëndrim në rastin e Argitës, Shkëlzenit, motrës dhe kunatit të Majlinda Bregut, vëllait të Rusmajlit etj. Jooo. Atëherë goja u bë çorap,  thes e çarçaf. “Kreymentalistët”, (a)oksidental ishin të parët në sulm dhe të fundit në tërheqje. U priste shpata majtas – djathtas. Nuk e vrisnin fare mendjen, madje i hidhnin benzinë zjarrit sa të mundeshin. “Kryementalistët” nuk bënë as edhe vërejtjen më të vogël hierarkëve të PS kur dinin dhe bënin një seri pyetjesh për fëmijët e kryeministrit, baxhanakun e tij, shoferin e ministrit, ish-shoferët, kushërinjtë e afërt e të largët, e kështu me radhë. Përkundrazi. Këta “luftëtarë” të fjalës së lirë ishin kudo në krye të kryqëzatave për të “ruajtur shtetin nga paudhësitë që mund të vinin nga familjarët e pushtet mbajtësve”. Por tani ata kanë ndryshuar mendjen. Janë në një vijë, në një llogore dhe gati për sulm kush prek familjen e pushtetarëve të sotëm. Dhe e gjitha kjo jo “në mbrojtje të pushtetarëve”. Por në mbrojtje “të idealeve të larta demokratike”, për të cilat kanë “luftuar tërë jetën” me mish e me shpirt. Nuk durojnë të cënohet familja, pasi vetë  e “kanë pasur të shtrenjtë e të shenjtë”, familjet që kanë ndërruar herë pas here.

Çfarë na sugjerojnë “kryementalistët oksidenatl” të vetëquajtur edhe si jurist të klasit ndërkombëtar

Si fillim “na njohin” dhe na iluminojnë në me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare, mbi arrestimet, përdhunimet, ekstradimet, çështjet e pronës dhe divorcit, madje edhe së të drejtës ndërkombëtare tregtarë. Nuk i lënë radhë askujt të flasin përveç vetes së tyre. Kushdo që kërkon fjalën dhe flet me dokumente, nuk kanë vlerë. Në një copë kartë kanë hedhur mendimet e tyre radhë- radhë me shkronjat rruazë e me shënimet interpretuese, që nuk i “kundërshton” dot askush. Madje dhe i gjithëfuqishmi ndonjëherë duket shumë i dobët para këtij soji të vetëquajtur juristë ndërkombëtar. Nuk ka fare rëndësi formimi i tyre nëse doni ta dini. Por brenda natës ashtu si kameleloni ata marrin në dorë fatet e vendit herë në rolin e sociologut, herë të politologut, të seksologut etj. Çfarë pune kanë bërë? Hala nuk u ka thënë kush puna mbarë. Nuk kanë ngurruar të provojnë nga të gjitha. këshilltarë, letrashkrues, komentues, replikues, shërbime këto gjithmonë për më të mëdhenjtë. Janë gjendur në vend të ndryshme, në kohë të ndryshme, lor gjithnjë në krahun e pushtetarëve. Urrejnë kundërshtarët që dikur i kishin pasur miq, madje edhe i kishin promovuar. Janë të gjindshëm, krejt “të pavarur” në mbrojtje të atyre që u kanë hedhur ndonjë kockë dhe janë plot urrejtje ndaj atyre që i bënë njerëz. Po kjo nuk shumë rëndësi. Kështu është karakteri i këtyre “luftëtarëve të paepur” për të drejtën e individit. Le të kthehemi tek përgjimet. Rasti Pango. U turrën të gjithë ta shqyenin, madje kërkuan edhe djegien e librave të tij, si në vaktin e inkuizicionit. Por ama atëherë bëhej fjalë për një kauzë të drejtë. Tani jo.

E përse?

Tani po na sulmojnë ish-sekretarin e rinisë në periudhën e errët të komunizmit, që me standardet morale të perëndimit dhe të vendeve si Çekia, Hungaria, Polonia, nuk duhet të kishte marrë asnjë funksion politik, e pale më qeveritar, si njëriun që e nxori këtë vend nga bataku i një drejtësie të korruptuar. Tani po sulmojnë xhentëllmenin, zotëriun, njeriun që nuk i ngjan askujt dhe nuk ka asnjë shok, përveç vetes. A mundet të shkohet kaq larg dhe me kaq pathos për një njeri. A ka mentalitet më komunist se të na i servirësh një individ në demokraci, kushdo qoftë ai si të kulluarin, të rënin nga qielli dhe atë nuk e zëvendëson më askush tjetër, veç vetes së tij? Mos bie pak si shumë mentalitet bolshevik, të mendosh kështu për ata që njihen ndryshe si: idhuj pa krena? Pale ca të tjerë të kallëpit të “kryementalistëve oksidental” dhe njëkohësisht juristë ndërkombëtar, që na mbushin mendjen se “ kjo është luftë kasten kundër arkitektit të reformës në drejtësi”. E nëse është kështu dhe vetëm kështu, kush mund të na i heq krejtësisht hijen e dyshimit? Prokuroria. Dhe kush e ngriti mekanizmin për zgjedhjen e prokurorisë, gjeti zgjidhjen “për të tejkaluar ngërçin e prokurorisë”. Arkitekti. Atëherë meqenëse arkitektit ka ngritur një mekanizëm të vajisur mirë e që nuk i shkon huq goditja, ja ku e ka rastin. Prokuroria të dal e të thotë:

  1. A ka ndonjë të vërtetë mes atyre që po dëgjojmë e shohim çdo ditë?
  2. A mund të ndalohet një individ në Shqipëri, nëse është dënuar në një vend të BE-së?
  3. A ka më shumë vlerë një gjobë për patentë të falsifikuar, tejkalim shpejtësie në Itali, sesa një dënim për trafikim të lëndëve narkotike? etj etj.

Dhe në këtë rast duhet të flas drej(q)tësia, në mënyrë që të gjitha hamendjet që kemi të na shuhen, e mos t’i biem “më qafë deleve të perëndisë”. Edhe ne që të gjithë besoj se këtë duam, shumica e shqiptarëve, që nuk janë përlyer në punë e afera të dyshimta. Ndërkaq juristët ndërkombëtar, na çojnë në një tjetër udhë, që të çon askund: “Jeni komunistë, po i përmendët vëllain. Nuk pranojmë vendimet e gjykatës italiane se janë kot fare. Poshtë drejtësia italiane. Quhesh në mungesë kur të përfaqësojnë avokatët në një proces gjyqësor. Nuk na duhen juristët se i dimë vetë të gjitha. Duan të mos shkojmë në Evropë, prandaj bëjnë zhurmë”.

Në përfundim e sa për fillim, mund të themi një gjë pa frikë: Pse dreqin kanë frikë kaq shumë juristët ndërkombëtar nga një përgjim i tillë, ndërsa për një mësues që tejkalon durimin me nxënës në një video po të marrë në kundërshtim me ligjin (sipas tyre) janë gati ta hanë të gjallë me gjithë lecka? Sepse mësuesi nuk ka as vëlla, as kushëri, as analist, as qeveritar që t’i dali në krah. Ai çohet në esfel, ndërsa vëllai, kushëriri, analistit, janë pasha. Prandaj juristët ndërkombëtar që do të vazhdojnë  të na mbushin mendjen se një teori konspiracioni po vërtitet dhe këtë e kanë të sigurt nga lajmet që marrin ën katërkëndëshin: Kryeministri, Rogner, Presidencë, Kuvend.

Loading...

1 Koment

  1. dhjerje stalini jan si rama,ruqi,xhafa muq nano,vasjari,mingjozi,vangjeli,dy vllezrit serb nazarko,anila basha,artan hogja i news 24 e ka mbyll gojen,bushati,fevziu,qili,sokol palla,ilva tare,selami,jozefina qe nuk flet fare thua se ka tzhele frroku ne goj,mersila doda,patozi,imami etj krymba qenefi stalini.

Lini nje pergjigje