Standard.al

Hanh kapini “Peshqit e mëdhenj” ose s’ka negociata

0

Duket se skepticizmi për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka vënë në vështirësi komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johanes Hahn. Së fundi, në një intervistë për mediat gjermane, ai shprehet se reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit.

Sikurse ambasadori Lu, edhe Hahn nënvizoi se Shqipëria dhe Maqedonia duhet që të vendosin para drejtësisë ”peshqit’ e mëdhenj”, pasi në të kundër negociatat për anëtarësimin në BE, mund të ndërpriten.

Në 17 prill, KE-ja rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa në fund të qershorit do të vendoset nga vendet anëtare. Tre janë vendet skeptike që Shqipëria të çel negociatat me BE-në janë: Franca, Gjermania dhe Holanda.

”Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat. Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit”,-thotë Hahn.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.