Çështja “Xhafaj” edhe në nënkomisione/ Alibeaj: Ku është zhdukur ministri i Brendshëm? Ja përgjigjia e Hysit…

0
142

Deputetët e Partisë Demokratike edhe sot kanë shfrytëzuar komisionet parlamentare për të diskutuar mbi çështjen e vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në mbledhjen e sotme të nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, të drejtuar nga deputetja socialiste Vasilika Hysi, demokrati Enkelejd Alibeaj ka vijuar akuzat ndaj ministrit Xhafaj.

 

 

“Nuk ka vend më të mirë se sa sot për të diskutuar një çështje kaq të rëndësishme, Nënkomisioni i të Drejtave të Njeriut, për të diskutuar çështjen më të rëndësishme “Xhafaj”. Çështja është për të gjetur personat e zhdukur? Cili është personi që është zhdukur, personi që nuk bëzanë, ministri i Brendshëm i këtij vendi është i zhdukur, shpresoj që deri në 11 ta keni gjetur këtë person.

Çfarë po diskutojmë ne sot? Ne duhet të diskutojmë se si na ndodh që ne kemi nga një anë një ministër të zhdukur, e nga ana tjetër kemi një shtetas tjetër vëllai i tij, shëtit i lirë e bën karshillëk, këtij Parlamenti, qytetarëve. Kjo është çështja që duhet të diskutojmë”, tha deputeti Alibeaj.

Në përgjigje, kryetarja e nënkomisionit, Vasilika Hysi u ndal tek tematika e mbledhjes, duke iu shmangur deklaratave për ministrin e Brendshëm.

“Unë mendova se kjo temë do ju interesonte. Ne kemi mbi 5 persona që nuk dihet ku prehen. Kjo duhet të ishte kauza juaj”, tha Hysi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here