Largohet kreu i Hipotekës, ja kush e zë vendin e tij… (FOTO)

0
460

Elion Semanaj është larguar nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës dhe në vend të tij është emëruar kreu i hipotekës së Tiranës, Valdrin Pjetri.

Semanaj qëndroi në krye të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për 6 muaj, duke zëvendësuar Blerina Doracajn, e cila qëndroi në këtë detyrë 5 muaj. Gjatë periudhës që Semanaj drejtoi Hipotekat ka ekzekutuar disa denoncime penale për punonjës të hipotekave që janë kapur në shkelje të ligjit dhe abuzime korruptive.

Kreu i ri i zyrës qëndrore të Hipotekave, Valdrin Pjetri
Kreu i ri i zyrës qëndrore të Hipotekave, Valdrin Pjetri

Janë mbi 80 punonjës të hipotekave në të gjithë vendin që janë shkarkuar si nga hetimi i brendshëm administrativ ashtu dhe nga denoncimet e qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.

Detyra e mëparshme e Semanajt ishte ajo e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Mësohet se ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që ka bërë prezantimin e Pjetrit në drejtorinë e Përgjithshme të Hipotekave. Motivi i kësaj lëvizje duket se ka qenë impulsi i ri që kërkohet në zyrat e hipotekave në të gjithë vendin, ku edhe ankesat e qytetarëve janë më të mëdha.

Ministrja Gjonaj ka vlerësuar punën e mirë të Valdrin Pjetrit në krye të hipotekës së Tiranës gjatë pesë muajve që ai drejton këtë degë, duke e emëruar atë në krye të zyrës qendrore të hipotekës.

Valdrin Pjetri ka mbajtur disa detyra drejtuese në ministrinë e Mbrojtjes që nga viti 2014. Ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm Rregullator dhe i Përputhshmërisë në Fushën e Mbrojtjes, Drejtor i Përgjithshshëm i Shërbimeve Mbështetëse dhe Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Aseteve në Ministrinë e Mbrojtjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here