Ja vendimi që mori sot gjykata për Saimir Tahirin

0
314

Ish-ministri Saimir Tahiri do të vazhdojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar sot vendimin e dhënë ditën e shtunë ndaj ish-ministrit, i cili akuzohet për “përfshije në trafikun e drogës” dhe “korrupsion pasiv”.

Gjykata ka rrëzuar pretendimet e avokatëve mbrojtjes dhe të vet ish-ministrit lidhur me akuzën. Gjatë seancës nuk kanë munguar replikat dhe akuzat e Saimir Tahirit ndaj prokurorëve të çështjes, Besim Hajdarmataj e Elisabeta Imeraj.

Ish-ministri është shprehur se prokurorët e çështjes kanë abuzuar me faktet. “Abuzuan me faktet, shkruan fakte të gënjeshtërta në shkresë”,-ka deklaruar Tahiri.  Gjatë seancës, ish-ministri ka replikuar me gjyqtaren e çështjes. Ai ka deklaruar se është gati të përballet me drejtësinë dhe nuk ka ndërmend të lartohet. “Nuk kam ndërmend të largohem, jam gati të përballem me drejtësinë”.

Ndërkohë vetë Tahiri ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët dhe është se shprehur se për të “është njëlloj, si arrest shtëpie, si arrest me burg”.

Të shtunën ndaj ish ministrit të Brendshëm u vendos masa arrest shtëpie, teksa ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik narkotikësh dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë. Vendimi erdhi pothuajse dhjetë ditë pasi ai hoqi dorë nga mandati i deputetit.

Në një dalje nga Gjykata e Krimeve të Rënda, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Maks Haxhia ka këmbëngulur se në dosjen e Prokurorisë, nuk ka prova të reja. Haxhia pohoi se masën do ta apelojë sipas ligjeve. Avokati nuk ka pranuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me takimin e Tahirit me Habilajt.

Sipas provave të prokurorisë, Saimir Tahiri është takuar me Artan Habilaj në Greqi. Artan Habilaj, pjesë e bandës që trafikonte drogë drejt Italisë, në përgjimet e të cilave nga pala italiane përmend disa herë emri i Saimir Tahirit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here