“VAJZA QË DASHUROJ”/ Xheni Karaj flet për çmenduritë e lidhjes: Ne kemi bërë…

0
928

Ditën e djeshme në Tiranë shumë përfaqësues të komunitetit LGBTI kanë marshuar në një paradë, ku kanë bërë thirrje pro diversitetit në dashurisë dhe kundër bullizmit dhe diskriminimit. E pranishme në këtë marshim ka qenë edhe drejtuesja dhe aktivistja e njohur e LGBTI, Xheni Karaj e cila prej kohësh ka dal hapur për orientimin e saj seksual.

Ndonëse ajo shpesh herë është e pranishme nëpër intervista dhe emisione të ndryshme shumë pak veta din informacione për jetën e saj private.

Ditën e sotme Xheni ka treguar në herë të parë për një intervistë për revistën ‘Story’ se është e dashuruar dhe e lidhur me një vajzë.Ndërkohë që është pyetur për lidhjen , asaj i është kërkuar që të thotë dhe një nga çmendurit që ka bërë me të dashurën.

“Jemi të dyja aq të zëna me punë sa nuk na del më puna për marrëzira . Për më tepër tani jetojmë në kohëra kur më duket sikur janë marrosur të gjithë, ndaj duhen disa të kthjellët për të balancuar pak situatat”, ja treguar ajo.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here