Ja kush e fiton Eurovizion 2018/ Eugent Bushpepa rendit Shqipërinë në vendin e 11-të

0
251

Ka përfunduar votimi i jurive profesioniste dhe janë mbledhur të gjitha votat e publikut duke i dhënë sot në Lisbonë fitoren e Eurovizionit kengetares Netta nga Izrali me kengen “Toy”. Shqipëria e përfaqësuar denjësisht me këngëtarin Eugent Bushpepa me këngën e tij “Mall” u rendit e 11-ta me 184 vota.

Azerbajxhani ishte shteti që i ka dhënë 12 pikët maksimale këngës shqiptare, cka bëri që emri i Shqipërisë të dalë për një moment në krye të tabelës së pikëve. Pavarësisht rezultatit Eugent Bushpepa arriti të ndezë skenën e rrëmbeu duartrokitje të shumta nga publiku.

 

 

RENDITJA E SHQIPERISE, SI E NDRYSHOI REZULTATIN VOTA E PUBLIKUT
Me votat e jurisë, Shqipëria u rendit e shtata dhe mori 126 pikë, por ishte vota e publikut ajo që ndryshoi renditjen. Pas mbledhjes së dy rezultateve Shqipëria u rendit në vendin e 11-të me 184 vota.

32313638_10212179444222416_4139765289799647232_n

SHQIPERIA RENDITET NE VENDIN E SHTATE NGA VOTAT E JURISE
Shqiperia u rendit e shtata me 126 pike nga juria e pergjithshme, por 50% e votimit kesaj here i takonte publikut.Capture

Azerbajxhani- 12 pikë

Bjellorusia- 7 pikë

Maqedonia- 6 pikë

Gjeorgjia- 4 pikë

Austria 7– pikë

Anglia- 7 pikë

Kroacia- 1 pikë

Irlanda- 2 pikë

Cekia- 6 pikë

Islanda- 10 pikë

Belgjika- 2 pikë

Serbia- 1 pikë

Greqia-  7 pikë

Qipro- 6 pikë

Bullgaria- 7 pikë

Hungaria- 10 pikë

Mali i Zi- 10 pikë

Polonia- 7 pikë

Portugalia- 10 pikë

 

SHQIPERIA RENDITEJ E TRETA NE SONDAZHE
Më herët në faqen zyrtare në Facebook të Eurosong është hapur një sondazh për të votuar live të preferuarin e gjithsecilit për finalen e sotme. Votimi bëhet nëpërmjet komenteve, ku të gjithë ndjekësit kanë të drejtë të japin votën ne tyre.

Në këtë sondazh Shqipëria renditet e treta me mbi 5000 vota. Ndërkohë në vend të parë është Lituania, duke u ndjekur më pas nga Izraeli. Qipro renditet e katërta dhe Italia është në vend të 13-të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here