Çmendet moti! Ja si nis java e ardhshme

0

Reshjet e shiut dhe shtrëngatat do të jenë të pranishme edhe në ditën e parë të javës së re.

Loading...

Sipas parashikimit të bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet e shiut do të jenë të pranishme në të gjithë territorin e vendit.

Parashikimi Meteo

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër dhe Lezhë ato do të jenë mesatare por lokalisht intensive të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në qarqet e tjera ato priten të jenë të dobëta, por lokalisht mesatare n? qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 24 °C

në vendet e ulëta: 15 / 26 °C

në vendet malore: 8 / 21 °C

Era

Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë ndërsa nesër pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Sot pasdite dhe nesër në qarkun e Fierit pritet rrezik “i ulët” për zjarre në pyje ndërsa në qarqet e tjera “s’ka rrezik” për zjarre në pyje.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje