Arresti ndaj Tahirit: Reagon MANJANI: Një arrest shtëpie dhe u mek… Përse ju tha pështyma Kryeministrit?

0

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot pas vendimit të gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Loading...

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se Ramës i iku goja vetëm për një arrest shtëpie, imagjinoni sikur dënimi të ishte më i rëndë.

Postimi i Manjanit:

Përse ju tha pështyma Kryeministrit?!

Një arrest shtëpie dhe u mek… Flet e shkruan jerm. Vaj halli po të ishte më e madhe gjëma!!

Kërkon drejtësi të pavarur nga “… diplomatët”?!

Me cilët diplomatë ta ketë vallë?! Me Rusët?! ????????

Si u bënë të këqinj krejt pa pritur këto Ambasadorët?! Ata na bënë reformën, kushtetutën!

Vërtetë nuk kemi parë asgjë, akoma! Zgërlaqja e Rilindjes dhe poshtërsitë e politikës do bëhen gjithnjë e më të dukshme…

Të presim e të shohim!

Ndërkohë, për çështjen Tahiri vërtetë do duhet të presim deri në fund! Deri sa të ketë një vendim gjyqësor të formës së prerë!

Loading...

Lini nje pergjigje