Vëllai i Fatmir Xhafajt ka ndryshuar emrin në gjendje civile, arsyeja…

0
190

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se emri i vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt nuk është më Agron Xhafajt. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Hoxha tha se Agroni tashmë në gjendje civile mban emrin Geron.

 

 

“Edhe nëse ka pasur një aktivizim, duhet parë me çfarë identiteti që ka me vendimin e Interpol. Unë kam një certifikatë të gjendjes civile që rezulton me emër tjetër. Emri është Geron Xhafaj. Në zyrën e gjendjes civile është me këtë emër”, tha Hoxha.

Opozita prej kohës ka sulmuar ministrin Xhafaj se mbron vëllain e tij, që sipas tyre është i përfshirë në lidhje me trafikun e drogës në Itali.

Që prej dy ditësh opozita ka publikuar disa dokumente ku akuzohet Agron Xhjafaj për lidhje me organizata kriminale dhe faktin që kërkohet nga drejtësia italiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here