Kjo është certifikata e vëllait të ministrit Xhafaj?!

0
322

Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ka ndryshuar emrin në gjendjen civile.

Edhe pse është dënuar në Itali më vitin 2012 me 7 vite e 2 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge, Agron Xhafaj nuk është arrestuar ende në Shqipëri dhe sipas Partisë Demokratike shëtit i lirë.

Ai e ka kthyer emrin në Geron Xhafaj. Të dhënat mbi ditëlindjen (08/06/1975) dhe vendlindjen (Vlorë) e Geron Xhafajt, janë të njëjtat me dokumentin e publikuar 2 ditë më parë për dënimin e Agron Xhafajt në Itali.

Nëse vërehen certifikatat e ministrit Xhafaj dhe Geron Xhafajt, shihet se kanë të njëjtën atësi, Sezai Xhafaj.

Kësisoj vëllai i ministrit Xhafaj, nuk ekziston më si Agron, por si Geron, një tjetër mënyrë që të mos preket nga çështja për të cilin është dënuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here