E RËNDË/ Makina përplas vajzën 15 vjeçe

0
151

Një vajzë 15 vjeçe është përplasur nga një makinë mbrëmjen e sotme në Berat. A.V. është transportuar në spitalin Rajonal dhe sipas bluzave të bardha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:10, në lagjen 30 Vjetori, pranë Pastrimit Kimik, shtetasi O.G. 29 vjeç, banues në Otllak, duke drejtuar mjetin tip ‘Renault’ ka aksidentuar shtetasen A.V. 15 vjeçe, banuese në Berat.
Shtetasja A.V ndodhet në Spitalin Rajonal Berat nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”,
 njoftoi Policia.

“Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Berat drejtuesi i mjetit, O.G. dhe po kryhen veprimet proçeduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, shtruan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here