E plagosën në derë të shtëpisë, ja si u shpreh para policisë Gjovalin Guri…

0
187

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Grudë të Shkodres ku mbeti një i plagosur në derën e shtëpisë së tij policia ka intensifikuar hetimet duke identifikuar  autorët.

Mësohet se Gjovalin Guri sapo ka dalë nga banesa e tij, është qëlluar me një plumb në trup, duke mbetur i plagosur. Ai është në spital po pa rrezik për jeten.

Nga hetimet e bëra në vendngjarje, grupi i ekspertëve ka gjetur vetëm një gëzhojë pistolete.

Menjëherë pasi kanë qëlluar në drejtim të 35-vjeçarit, dy atentatorët janë larguar me shpejtësi. Sipas burimeve të mësipërme, dyshohet se shkak i këtij atentati mund të jetë një borxh që personat e përfshirë në këtë ngjarje mund të kenë ndaj njëri-tjetrit.

Kjo është një prej pistave kryesore që policia ka për momentin. Megjithatë, blutë po hetojnë në disa pista për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Përmes njoftimit zyrtar, policia e qytetit verior deklaroi se janë identifikuar autorët e krimit, por pa bërë me dije identitetin e tyre.

Ndërkohë pas plagosjes, policia ka marrë në pyetje Gjovalin Gurin në ambientet e spitalit rajonal të Shkodrës. 35-vjeçari i plagosur ka rrëfyer se ngjarja ka ndodhur pak metra pasi ka dalë nga shtëpia e tij.

Ai ka thënë se para bluve se nuk e ka idenë se cilët mund të jenë autorët e plagosjes së tij, sepse nuk ka arritur që t’i identifikojë për shkak të errësirës.

“Sapo dola nga shtëpia, më qëlluan. Mesa kam parë, kanë qenë dy persona. Nuk e kam idenë se kush mund të jenë sepse nuk arrita që t’i shoh. U larguan me shumë shpejtësi.

Nuk e di arsyen e plagosjes, sepse unë nuk kam probleme me askënd, as ndonjë konflikt. Nuk e kuptoj përse më kanë qëlluar”, është shprehur Gjovalin Guri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here