Ironia e Strazimirit: Rreshket sekretarja dhe ndryshon ligji. Nuk mungon një paragraf, është hequr fare”

4
283

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, me gazetaren Eni Vasili, po diskutohet rreth akuzave të opozitës për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj i cili është vënë nën akuzë nga opozita se po mbron vëllain e tij Agron Xhafa. Këtë të fundit e akuzojnë për pjesëmarrje në grupe kriminale të kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri, i ftuar në studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, ka komentuar akuzat e opozitës për Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajn.

Po flasim këtu për këtë katundin tonë të vogël. Ne diskutojmë gjithmonë për të keqen më të vogël. Ne kemi pasur ministra të aftë, të papërgjegjshëm, etj. Po ministra të përfshirë direkt në këtë mënyrë, në kanabizimin e vendit, në lidhje direkte me drogërat dhe me trafikantët e drogës, unë mendoj se transpozohet ndryshe gjithë debati me rastin Xhafaj. Nuk është ndodhur vëllai i Xhafajt në një rast aksidenti apo rastësor, por është person që e ndjekin. Por është 1 vit e gjysëm që Agron Xhafën e ndjekin në gjithë botën. Bëhet fjalë për një organizatë super të strukturuar, me shtrirje globale, pothuajse në gjysmën ne globit. Është histori që ka sjellë pasoja edhe më mbrapa. Për mendimin tim Fatmir Xhafaj është njeri i keq, me record të zi profesionale, një njeri që ka bërë krime në kohën e komunizmit”, tha Strazimiri.

Gjithashtu, deputeti demokrat, komentoi edhe akuzat e opozitës, se ministri Xhafaj ka ndryshuar tekstin e ligjit për ekstradimin e të dënuarve në vende të tjera. Në komentin e tij ai ka ironizuar duke thënë:

“Rreshket sekretarja dhe ndryshon ligji. Nuk mungon një paragraf, është hequr fare”,tha Strazimiri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

4 COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here