Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët e PD-së.
Takimi vjen pas paralajmërimit të Bashës në Kuvend se fakte tronditëse do publikohen në lidhje me dosjen “Xhafaj”.
Kreu i PD-së, i shoqëruar nga deputetët demokratë dhe ata të LSI-së u largua nga salla, pas tensioneve në sallë dhe replikave mes opozitës dhe deputetëve socialistë.
Mësohet se në takimin që po zhvillohet në selinë e PD-së mungon LSI.
Në fokus të takimit janë të dhënat që pritet të dalin për dosjen e vëllait të ministrit, dhe ndikimin që PD pretendon se Xhafa ka patur në këtë çështje.