ARMO zhyt në borxhe Drejtorinë e Tatimeve

0

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) kishte planifikuar të grumbullonte gjatë vitit të kaluar 19.3 miliardë lekë nga taksa e qarkullimit mbi karburantet (rreth 150 mln euro), por në të vërtetë ka arkëtuar 15.1 miliardë lekë (rreth 116 milionë euro) ose 21 për qind më pak, apo 4.2 miliardë lekë më pak në vlerë absolute. Diferenca përkon me detyrimin e taksës së qarkullimit prej rreth 4.3 miliardë lekësh, që krijoi kompania IRTC, e cila shfrytëzoi rafinerinë e naftës ARMO në vitin 2017.

Loading...

 

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave kanë bërë të ditur se në vitin 2017, importet e karburanteve ranë me 21% në 400 mijë ton, ose rreth 100 mjë tonë naftë më pak se viti i mëparshëm, teksa nafta vendase, e prodhuar nga ARMO zuri gati 30% të tregut . Struktura e të ardhurave tatimore tregon se, TVSH-ja vazhdon të jetë kontribuesi kryesor në të hyrat publike me 34% të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi të ardhurat personale përbën 22 % të të ardhurave tatimore, Tatimi mbi fitimin zë 22 % të të ardhurave tatimore dhe Taksa e qarkullimit mbi karburantin zë 10% të të ardhurave tatimore.

 

Të ardhurat e nga taksa e qarkullimit do të kishin një peshë edhe më të madhe në të ardhurat tatimore nëse ARMO do të paguante detyrimin për këtë tatim. Një muaj më parë opinioni publik u përfshi në debatin se barra fiskale me destinacion mirëmbajtjen e rrugëve ishte e lartë, teksa qeveria po tenton të vjelë taksa direkte në rrugët kombëtare, duke nisur me rrugën e Kombit. Grupet e interesit llogaritën se taksa e nga qarkullimi ishte katër herët më e lartë se shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, teksa qeveria dhe përfaqësuesit e saj kundërshtuan këtë konkluzion. Mirëpo të dhënat zyrtare të tatimeve tregojnë se në vitin 2017 u grumbulluan 15.1 miliardë lekë të ardhura nga taksa e qarkullimit. Nëse ARMO do të paguante taksen ne fjale, të ardhurat do të ishin 19.4 miliardë lekë. Ndërkohë fondet që akordoi buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve në vend vitin e kaluar, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit ishin rreth 3 miliardë lekë ose 22 milionë euro. Kjo shumë është 5 herë më e ulët se të ardhurat e taksës nga qarkullimi.

 

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit më 2017 ishin 112 milionë euro. Kjo shumë është e barabartë me fondin që qeveria pritet të vërë në dispozicion për mirëmbajtjen e rrugëve të paktën në 4 vitet në vijim. Tatimi që parimisht ka për destinacion mirëmbajtjen e rrugëve dhe që paguhet nga përdoruesit e automjeteve te çmimi i karburantit kalon disa fish nevojat e mirëmbajtjes që kërkon infrastruktura rrugore. Shqipëria ka nivelin e taksimit më të lartë në rajon për naftën, për rrjedhojë vendi ka edhe e çmimin më të lartë të produktit në tregjet e pakicës.

Loading...

Lini nje pergjigje