Shkarkimi që na çoi zyrtarisht në MONOKRACI

0
372

Ditën e sotme, Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Një vendim që pas tij ka mjaft prapaskena e dritëhije , kjo kryesisht për shkak të kohës kur erdhi. Kujtojmë se Hajdarmataj kërkoi me ngulm 6 muaj më parë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm duke u mbështetur në një sërë provash për lidhje të Tahirit me bandat kriminale e trafikut të drogës. Por mazhoranca nuk i dha autorizimin  Prokurorisë, duke e mbrojtur Tahirin me vendimmarrjen në Parlament, gjë e cila solli jo vetëm një valë kundërshtish të forta brenda vendit por edhe jashtë tij.

Por vetëm një javë më pare, Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit, gjë e cila sipas të gjiha zërave politikë e jo vetëm, vjen pas arritjes së marrëveshjes me kryeministrin. E pikërisht në kohën kur Tahiri gjendej pa imunitet e shoferi i tij u rimor në pyetje vetëm dy ditë më parë nga Krimet e Rënda, Kryeprokurorja e përkohshme  futet në lojë me vendimin për shkarkimin e Hajdarmataj. Me argumentin infantil “për një ritëm të ri të punës në Prokurorinë e krimeve të Rënda”, lëvizja e Kryeprokurores duket qartazi që është e ndikuar nga faktorë të jashtëm.

Edhe nëse është e vërtetë ajo që po qarkullon  në mjaft portale të majta, sipas të cilave Hajdarmataj u hoq nga detyra se nuk kishte pranuar urdhërin për arrestimin e ish-Kryeprokurit Adriatik Llalla, më së paku Marku duhej të tregonte se është e pavarur në vendimmarjen e saj. Pra Kryprokurorja duhej t’i kishtë dhënë disa ditë apo javë kohë Hajdarmatajt, i cili qartazi ishte në zhvillime kulmore për ëështjen Tahiri, për të vërtetuar  se vetë Marku nuk kërkon izolimin e kësaj çështjeje por ecurinë e shpejtë të saj. Dhe më pas mund të zëvendësonte lehtësisht Hadarmatajn me të besuarën e saj, e cila sipas mediave pranë qeverisë, do mundësoi arrestimin e Llallës.

Por që të lëvizsh kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kulmin e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, është një vendimmarrje që më së paku bi erë “loje politike”. Me këtë akt, Kryeprokuroja përforcoi gjithnjë e më shumë zërat që flasin për një “deal” mes Tahirit e Ramës sipas së cilit, dorëzimi i mandatit nga ish-ministri ishte vetëm një “provë fallso” për vendet e BE-së në prag të negociatave. Ndërsa nga ana tjetër marrëveshja parashikon ngecje e zvarritje të hetimeve duke e nxjerrë me “ duar të lara” ish-ministrin Tahiri në përfundim të hetimeve ose maksimumi me ndonjë arrest shtëpiak.

Kjo lëvizje e Kryeprokurores ( dhe atyre që luajnë lojën në paskuintë) vjen në vazhdën e disa vendimeve të tjera të cilat kanë goditur institucionet e pavarura, së fundmi kemi shkrirjen e Gjykatës Kushtetuese. Me kapjen e gjithë sistemit të drejtësisë si edhe me kontrollin apo “futjne e duarve” në institucionet e pavarura mazhoranca gjithnjë e më shumë po i jep trajtën e nje shteti MONOKRATIK.  Padyshim vendimi i sotëm është një tregues i fortë për këtë.

©Standard.al

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here