Psikologia komuniste TRONDITI rrjetin/ Nebil Çika: Ne s’jemi si ata…!

0
1406
Nga Nebil Çika:
Këto dite opinioni publik shqiptar u trondit nga statusi i një monstre komuniste qe lumturohej me vdekjen e djalit te shkrimtares Flutra Açka dhe te tjerë shkrimtare e persona publike antikomunistë qe u kane ndodhe fatkeqësi te ngjashme te cilën ke konsideronte si “shfarosje” . Mendoj se monstra komuniste e mori përgjigjen nga qindra mijëra shqiptarë qe reaguan ne rrjetet sociale por siç thotë populli çdo e keqe ka një te mire pas. Dhe e mira ne këtë rast është mundësia për shqiptarët qe nuk e kane jetuar komunizmin por edhe te tjerët qe i kane harrur krimet dhe barbaritë komuniste gjysme shekullore ne këtë vend te marrin vesh çfarë janë në te vërtet komunistet, çfarë mendojnë ndjejeni e janë të afte të bëjnë ata. Sot montsra komuniste Kaloçi lumturohet e lutet qe fëmijët e antikomunistëve te vdesin me qellim qe ata te shfarosen por te paret e saje politike e gjenetike nuk kane pritur qe kjo te ndodhe, e kane bere vete një gjë te tille. Shfarosja apo gjenocidi i kundërshtarëve politike ishte dhe mbetet e vetmja teori e praktikë politike e komunisteve qe ka baze luftën e klasave te sanksionuar në dogmën komuniste qe nga Karl Marksi.
Kemi me mijëra dëshmi për burgjet dhe kampet e shfarosjes se fëmijëve të kundërshtarëve politike të komunistëve si Tepelena, Porto Palermo. Kruja, Kamza etj. kemi përjashtimin, shkeljen e te drejta themelore te tyre ne te gjitha aspektet si arsim, punësim madje edhe mohimin te drejtën për tu martuar me qëllimin e vetëm shfarosjen e tyre. Ky ishte një program politik shfarosje i planifikuar qe ne nivelet me të larta te partisë e pushtetit komunist dhe baza ideologjike e marrjes dhe mbajtjes se pushtetit prej tyre. Ne një plenium te PPSH-se ne Vlore, kryemonstra komuniste shqiptare Enver Hoxha porosiste qe familjet antikomuniste Sharraj e Shaskaj por edhe te tjera te mos lejoheshin as te martoheshin. “Mos jepni e merrni me ta me qellim qe te shfarosen” – porosiste diktatori edhe pse deri atëherë kishte bere mbi ta kerdine. Me pak fjale shfarosja e kundërshtarëve politikë ka qene në Shqipërinë komuniste një realitet dhe jo vetëm një aspirate, sigurisht qe ky realitet i lumturonte komunistët si ketë e monstrën e tyre te radhës Kaloçin. Por ne këtë kohe nuk është vetëm kjo kërma Kaloçi edhe te tjerë komuniste apo pinjollë te tyre kane shprehur publikisht te njëjtin mendim. Pak kohe me pare një tjetër pjelle e keqe e komunizmit Pellumb Xhufi deklaroi publikisht se fëmijët e vdekur nga uria dhe torturat ne kampin e shfarosjes ne Tepelene e meritonin se ishin bijtë e armiqve te pushtetit komunist. Dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, nuk mund te pritet tjetër mendim e ndjesi nga biri i një punonjëseje te Sigurimit te Shtetit qe bashke me qumështin e nenës ka marre edhe urrejtjen për armiqtë e partisë..
Por ka një shqetësim te madh ne te gjithë ketë histori qe rikthimi hapur i komunizmit dhe komunistëve përgjegjës për krime kundër njerizimit ne pushtet dhe ne jetën publike shqiptare. Pyetja është pse kane marre zemër këto monstra dhe mbrojnë e predikojnë hapur shfarosjen e kundërshtarëve politike. Edhe përgjigja për këtë është e thjeshte: kane garancinë e pushtetit te kapur e kontrolluar nga komunistët dhe pinjollët e tyre politike e gjenetike. Sot shteti shqiptar drejtohet e sundohet krejtësisht nga komunistët dhe pinjollët e tyre. Kryeministri është i biri i një prej ekzekutorëve te kundërshtarëve politike te komunizmit, ai ka firmosur varjen e poetit te fundit ne Evropë Avzi Nelën ne vitin 1998 kryetar i Kuvendit është Grmoz Ruçi ish ministri i fundit i brendshëm i qeverise se diktaturës komuniste, përgjegjës direkt për krime kundër njerizimit dhe gjenocid (shfarosjes) siç thotë kërma Kaloci. Në ndryshim me Kalocin ky nuk e ka lutur shfarosjen e armiqve te partisë, e ka bere vete. Ministër i Jashtëm është Ditmir Bushati, i ati i te cilit ishte një drejtues i partë komunist anëtar i komisionit te dëbim internimeve i dënuar ne vitin 1995 për gjenocid.
Ne fakt shumica e qeverise dhe grupi parlamentar janë pinjollë gjenetike te krimineleve te diktaturës gjë qe e bën de fakto ne pushtet komunizmin shqiptar. Dhe këto monstrat Kaloci, Xhufi etje këtu e marrin forcën qe dalin hapur. Dhe kane te drejte: Kur një autor direkt i gjenocidit zgjidhet nr 2 i shtetit pse te mos dalin këta e te mbrojnë krimet dhe te demonstrojnë publikisht ndjenjat kriminale te tyre?! Por sigurisht qe nuk është vetëm qeveria dhe politika komuniste përgjegjëse për ketë situate por edhe opozita. Nuk flas për LSI se ajo ne ketë aspekt është me mire se PS-ja, përkundrazi por PD-ja ka pas dhe ka përgjegjësinë e dekomunistizimit te këtij vendi gjë qe nuk e ka bere dot. Nuk ka dashur apo nuk ka munduar, kjo është një tjetër dileme por gjithsesi te rime te faktet, ato qe PD (s)bëri ne misionin e saje antikomunist. PD lindi si nevoje e përfaqësimit politik te antikomunistëve dhe si e tille bashke me përgjegjësinë politike mori edhe mbështetjen e pa kursyer politike e elektorale te antikomunistëve qe gjithsesi i shpëtuan shfarosjes aksionit dhe ëndrrës historike te komunistëve. Mirëpo megjithëse e ka mare pushtetin ne emër te antikomunimit PD nuk ka vepruar si antikomuniste pasi siç ka thënë lideri i saj historik para pak kohesh ajo nuk ishte parti ideologjike, pra antikomuniste. Nuk kemi kohe e nge te numërojmë dështimet “antikomuniste” te PD por e keqja është se ajo vazhdon te jete ende e pa qarte ideologjikisht. Ardhja e Bashes ne krye te PD ngjalli shpresën për një qartësi ideologjike e zhvendosje te saje ne krahun politik qe i takon por me sa duket kjo mbetet ende një pune e pambaruar. Për te qene te sinqerte qenia ne opozite e bën te vështire verifikimin e sinqeritetit te lidershipit te ri por ka disa shenja qe na bëjnë ta besojmë. Projekt -Ligji për dekomunistizimin qe po behet gati te shkoje ne kuvend është një iniciative Bashes. Por PD ka probleme te mëdha sidomos me përfaqësimin politik. Ne me te drejte revoltohemi me monstrat komuniste dhe kurajën e tyre gjakatare por harrojmë qe kjo kurajë ndihmohet edhe nga fakti qe avokati i familjes Hoxha dhe te tjerë pinjollë te tjerë te komunisteve janë ne krye te PD.
Basha do te jete i besueshëm kur te iniciojë dhe te kryej se pari dekomustizimin e partisë se tij, si parakusht për ta kërkuar ketë ne te gjithë politiken shqiptare. Kam pare këto dy dite reagime nga me te ndryshme ndaj monstres Kaloci deri ne thirrje për vrasjen e saje. Sigurisht qe janë reagime emocionale te përfolura nga një mendje perverse e kriminale. Unë besoj se antikomnistet nuk mund te sillen si komunist. Vrasja, shfarosja nuk ka qene dhe nuk është zgjidhja jone. Kjo me kujton një histori me një ish te burgosur politik Hysen Haxhine . Kur u dënua Ceni ne një gjyq popullor ne Durres një grua monster si kjo Kaloçi, dhe kërkoi qe ai te varej ne litar. Vite me vone kur nipi i Cenit Lefter Koka u be kryetar i Bashkisë se Durrësit kjo monstra i shkon ne zyre dhe i kërkon strehim se ishte i pa strehe. Koka qe e mbante mend mire çfarë kishte bere i thotë : Pse beson se unë do te ndihmoj kur kërkove e di çfarë i ke bere dajës tim?! Se ju nuk jeni si ne – i thotë monstra. Kjo e befasoi Kokën i cili mori një vendim: Thirri ne telefon dajë Cenin dhe pasi i tregoi ke kishte zyre e për çfarë dhe i kërkoi ti thoshte çfarë te bënte me te. Përgjigja e Cenit e befasoi: Jepi shtëpi se ne nuk jemi si ata. E tregova ketë histori për te kuptuar se ne Shqipëri qe nga viti 1943 ka dy pale ne dhe ata, te pa ndryshuar ne qëndrime e ne sjellje brez pas brezi. Fakti qe këta ekzistojnë te pa ndëshkuar për krimet, janë ne pushtet dhe bëjnë karshillek publikisht me deklaratat dhe mendimet e tyre kriminale tregojnë qe Shqipëria është ende ne lifte civile, një lufte qe duhet dhe mund te ndaloje vetëm me reagimin e drejte te shtetit dhe shoqërisë. Keto dite do te shkoje ne kuvend projekt ligj qe parashikon te ndëshkoje penalisht propagandën kriminale komuniste dhe autoret e saje. Rasti i monstrave Kaloci, Xhufi e te tjerë prova pse ky ligj duhet te miratohet urgjentisht. Qëllimi është jo vetëm historik por edhe politik; qe diktatura, krimet kundër njerizimit dhe gjenocidi te mos përsëriten me. Sa për pretendimin e mostrës se komunisteve nuk u ndodhin fatkeqësi familjare po i them se: Rrufeja nuk bie ne hale! Miqve te mi antikomuniste qe mund tu kem rikthyer dhimbjen duke ju përmendur ne ketë shkrim fatkeqësinë e tyre familjare ju kërkoje ndjese edhe pse besoj ne jetën e përtejme dhe se Zoti merr gjithnjë pranë vetes me te mirët. Bota është e atyre qe digjen, jo e atyre qe ngrohen- thotë Ismet Toto një nga te shuarit tanë.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here