Në shesh SKANDALI/ Vëllai i ministrit të Ramës i dënuar për trafik droge në Itali, por nuk arrestohet…

0

Partia Demokratike ka publikuar dosjen e plotë të dënimit të vëllait të Fatmir Xhafajt për trafik droge.

‘Fatmir Xhafaj gënjen dhe është në dijeni të vëllait të tij, që Agron Xhafaj është i dënuar në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë, duke jetuar i lirë nga viti 2013 e më pas, kur vëllai i tij ishte i fuqishëm.

Faktet  e provat e dënimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, ja ku i keni.

Me vendimin 2002 në shtator të vitit 2012, Gjykata e Kasacionit në Itali ka lënë në fuqi dënimin me 7 vite burg.

Agron Xhafaj është dënuar për trafik droge’, thanë gjatë konferencës së shtypit deputeti Enkelejd Alibeja dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi.

 

Lini nje pergjigje