AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ “Benzi” del nga rruga, dyshohet se shoferi është… (FOTOT)

0
284

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit, ku një makinë tip Benz është dëmtuar e tëra dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit.
Dyshohet se mjeti ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar duke u përplasur me murin, ndërkohë që dhe një kamion është dëmtuar në pjesën e pasme.

Nga fotot e mbërritura në JOQ.al, makina ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa raportuesit thonë se në gjendje të rëndë ishte dhe drejtuesi i mjetit, i cili është transportuar për në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here