Sonte nata 1 në Eurosong, Bushpepa këndon i treti…

0
151

Festivali Europian i Këngës (Eurovision Song Contest), starton sonte në mbrëmje me gjysmëfinalen e parë me 19 këngë në garë. Vendi mikpritës është Portugalia, dhe festivali zhvillohet në Lisbonë.

Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion me kantautorin Eugent Bushpepa, i cili mbërmjen e sotme do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në këtë gjysmëfinale të parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here