SHOKOHET RRJETI/ Poetja shqiptare i gëzohet vdekjes së djalit të Flutura Açkës: Ishte drejtësi! Këta mosmirënjohës…

6

Genta Kaloçi, e njohur si psikologe, gazetare dhe poeteshë në Shqipëri, ka habitur të gjithë, duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka, në moshën 18 vjeçare.

Loading...

Komenti i saj po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke krijuar irritim tek të gjithë, por edhe mbështetje tek simpatizantë të regjimit komunist.

Kaloçi e shikon fatkeqësinë e koleges si diçka të merituar, për shkak të bindjeve antikomuniste, që Açka ka shprehur herë pas here. Sipas saj, kjo nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Jo vetëm kaq, por ajo ndjehet mirë që gjithashtu të tjerë figura publike si ajo, të konsideruar si antikomunistë nuk kanë më fëmijë, duke përfshirë: Visar Zhitin, Avenir Pekën, Maks Velon etj.

Sipas saj, ky është një ndëshkim nga Zoti për padrejtësinë e qendrimeve të tyre – fakti që kjo nuk ka ndodhur me shkrimtarët komunistë të Enver Hoxhës, tregon se ata kanë qenë në të drejtën.

“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore”, – shprehet Kaloçi.

Komenti ka gjetur përkrahjen e shumë prej mbështetësve të ideologjisë komuniste, të cilët janë shprehur gjithashtu me gjuhë urrejtje ndaj Açkës dhe atyre që mbrojnë atë. Por nga ana tjetër kjo ka indinjuar një mori qytetarësh të cilët i shikojnë këto komente si kafshëri, shkruan Civitas.

Znj. Kaloçi duket se është mjaft aktive në shtypin e ditës, me komente e artikuj në gazetat e majta mbi politikën, zhvillimin dhe problemet e vendit. Ajo ftohet herë pas here edhe në studio televizive ku diskuton edhe si psikologe, përveç të tjerash.

Loading...

6 Komente

  1. Kjo nuk mund te jete femer. Eshte perbindeshe. Ne gjurmet e paraardhesve te saj. Nuk e di ne se kjo monster eshte bere nënë. Sdq nuk do te doja te pesonte te njejten fatkeqesi. Se jam njeri. Jam prind. Paste faqen e zeze.

  2. Turp, cjane keto shkrime? Ku shkon shpirtligesia? E tmerrshme cfare kohe po jetojme, te te behet qefi me kete lloj fatkeqsie? Sic duket kjo vete nuk duhet te kete femije se nuk ka mundesi! Turp turp .

  3. Kjo fatkeqesi mos i ndotht sanjerit, as armikut,sikur dhe 10 femij te kesh saq me teper femijes se vetem.Kush gezon per fatkeqesin e tjetrit tregon se ska ndjenja njerzore, nuk eshte njeri. Pamvarsisht se ne ckrah partie je.Nuk ngatrohen bindjet politike me fatkelqesit familjare. Nena e ketij femije ka kryer krime?
    Turp.

  4. Ti ne radhe te pare nuk e di se cfar je se ti gjitjcka mund te jesh mund te jesh gazetare psikologe por ti nuk je njeri Si i gezohesh ti moj e pa skrupullt nje femije qe vdes ne lulen e rinis Nga cili planet vjen ti moj cop guri qe kte qe ke ber ti as ne filmat me horroret me te tmerrshme se kemi degjuar Por ti moj ndyrsir do beje mire te zhdukeshe nga kjo bote moj ndyrsire e shekullit

Lini nje pergjigje