Ronela nuk e pranon, Roza e nxjerr bllof: ‘Po ti ke 3 vjet me Young Zerkën’

0
142

Prej shumë kohësh lidhja e Ronela Hajatit me Young Zerkën ka qenë kryefjala e mediave, por
dyshja ende nuk e ka konfirmuar. Ronela në shumë emisione ka theksuar se dëshiron të flitet
vetëm për anën e saj profesionale dhe jo atë private.

Këngëtarja e hitit “Maje men” ishte e ftuar dje në “Why not” të Roza Latit e cila gjatë
intervistës i tha Ronelës: “Po ti në Instagram pse nuk e nxjerr kurrë që ke një marrëdhënie”.

“Sepse nuk e kam prej 3 vitesh. Në Instagram ti nxjerr një të vërtet ose gënjeshtër dhe
shumë portale jo profesionale flasin kodra mbas bregut. Kështu që unë pse të jap material
dikujt që të shkruajë ekstra, ai të shesë dhe unë mos fitoj. Unë fitoj nga muzika, shitja e
këngëve të mia. Kur të jetë momenti që të tregoj, qoftë kur të kenë vajtur 3 ose 6 vite, do i
them vetë gjërat. Unë as e kam mohuar, as e kam pohuar, por dua vëmendjen ta kem tek
karriera”, u shpreh Ronela.

“Po mirë do e pranosh këtu në studion e Why not që je e lidhur me Young Zerkën?”, e pyeti
Roza.

“Zerka është alamet kaçurrelsi, por unë po pres të bëj flokët permanent, t’i mbaj dhe unë
rodhe që të na ngatërrohen kaçrrelat dhe mos shqitemi dot”, u përgjigj Ronela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here