Qytetari revoltohet ndaj kryeministrit/ Rama i kthehet: Fol për vete, jo për…

0

Kryeministri Edi Rama ishte në Lezhë sot në kuadër të turit për llogaridhënien e qeverisë para qytetarëve.

Loading...

Një prej të pranishmëve ia ka numëruar në sy të gjitha problemet Ramës, që nisin nga mungesa e shkollave, rrugëve, shëndetësisë falas.

“Kjo është nje lloj mode që ka arsyet e veta po unë se shoh e se pranoj të më fusi njeri në këtë këllëf. Nëse unë s’do mendoja për vendin e për popullin s’do merresha me këtë punë se shumë mendojnë se kjo puna ime është qejf i madh”, u shpreh Rama.

REPLIKAT

Qytetari: Populli ka shumë halle

Rama: Popullin lëre se është gjë e madhe fol për vete se në emër të popullit e ke vështirë.

Qytetari: Pjesë e popullit jam dhe unë.

Rama: Pse unë ca jam unë apo pjesëtar i…?

Qytetari: Ju jeni Zoti 2 se i pari është në qiell, për shumë njerez…s’të ndjeva duke fol, për fshatin, bujqësinë, qumështin që e japim e s’marrim lekë fare. Edhe për shendetësinë e di që s’është falas nëse është për ju, për popullin e për njerun e thjeshte është me lekë shumë bile ose vdes ai që s’ka lekë. Edhe për arsimin, për hesapin tem shkollat e mesme gjimnazet që janë në fshatra s’duhet të jenë gjimnaze, pse mos bëhen shkollat e fshatrave profesionale? Profesionistat janë në shpi e të paaftit në punë.

Të gjitha këto që fole për popullin e thjeshtë janë mangut

Rama: Konkretisht?

Qytetari: Në radhë të parë, fshatari s’ka rrugë, ska punë, tokën e kanë marrë të ardhurit, ne kemi tokë sa për të mbijetuar. Këto prona që jemi pronarë s’na njeh kush. Pak kryeministra mendojnë për popullin dhe njeriun e thjeshtë.

Rama: Kjo është nje lloj mode që ka arsyet e veta po unë se shoh e se pranoj të më fusi njeri në këtë këllëf. Nëse unë s’do mendoja për vendin e për popullin s’do merresha me këtë punë se shumë mendojnë se kjo puna ime është qejf i madh. Kjo është një punë që e bëj se mendoj për njerëzit dhe besoj shumë se ky vend mund të bëhet dhe nëse bëhen gjërat e duhura fëmijët e këtij vendi nesër s’do kenë hallet e problemet që kanë pasur prindërit e tyre sot. Ka një kosto që ty s’ta rrok rradakja, (qytetari ia bën me shenjë për paratë, Rama ia kthen: Atë tregoja dikujt tjetër jo mua), ka një kosto familjare, të madhe shpirtërore, fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe që po nuk e provove, nuk e kupton, që ta dish ti.

Loading...

Lini nje pergjigje