Plas sherri në komision/ Vokshi: Të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin,reagon deputeti socialist…

0

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, po zhvillon sot një seancë dëgjimore në lidhje me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Loading...

Në komisionin e Kulturës, marin pjesë edhe deputetët e opozitës. Këta të fundit do t’i kërkojnë llogari ministres për Teatrin.

Ky debat është shoqëruar me tensione dhe fyerje, teksa deputeti socialist Fidel Ylli akuzon deputeten demokrate Albana Vokshi se e ka quajtur ministren të çmendur.
WhatsApp Image 2018-05-07 at 12.22.51

WhatsApp Image 2018-05-07 at 12.22.27

WhatsApp Image 2018-05-07 at 12.22.36

WhatsApp Image 2018-05-07 at 12.22.14
DEBATI

Vokshi: Të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.

Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.

Vokshi: Kur?

Fidel Ylli:  I the e çmendur

Vokshi: Ti s’ke dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.

Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.

Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.

Vetë aktorët por dhe sindikatat në mbrojtje të të drejtave të tyre janë bashkuar në një kauzë në mbrojtje të godinës së TK.

“Së bashku mund t’u themi JO arrogancës së politikanëve dhe oligarkëve! Së bashku qëndrojmë në këmbë! Të ndarë rrë- zohemi!”. Kjo është thirrja që Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u kanë drejtuar gjithë shqiptarëve.

Më herët artistët të mbështetur edhe nga qytetarët e shumtë kanë nisur mbledhjen e firmave kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa i kanë dërguar edhe një letër ministres së Kulturë, Mirela Kumbaro.

Loading...

Lini nje pergjigje