Vlahutin, kjo vashëz me floknaje të kuqe që del gjithë ditën në krah të qeverisë

1
666

Nga Fitim Zekthi

Sado te jemi vend i “dores se fundit”, i zhytur ne lluce dhe i rregjuar nga mjerimi, krimi dhe zullumi nuk mund te pranohet qe nje “vashez me floknaje te kuqe” ne ditet me te keqija te qeverise kur ministri me i rendesishem “le” mandatin se akuzohet per trafik nderkombetar droge, te dale ne krah te qeverise gjithe diten. Ajo ishte per turpin e saj dhe tonin ne krah te Fatmir Xhafajt ne Lezhe, ne nje aktivitet propagande qeveritare, duke “degjuar popullin” dhe duke folur per menyren dhe perpjekjet per te vendosur sundimin e ligjit. Ajo ishte aty, po te mos e njihje, thjesht nje anetare e qeverise. Pasdite, kjo vashe me floknaje te kuqe me te njejtin fustan te gjelbert qe degjoi popullin ne Lezhe ishte ne krah te kryeministrit ne nje “ekspozite” qe tregonte rrenjet tona europiane. Pasi Rama foli per zbulimin dhe rizbulimin e rrenjeve tona europiane “qe po i shtynte perpara ai” ambasadorja u cua dhe tha se BE e ka vemendjen nga Shqiperia dhe se mbeshtetja per reformat do te jete e forte. Edhe ky ishte nje aktivitet i rendomte propagande qeveritare. Hajde dhe mos ki krupe nga ky soj sherbestareje qe ne vend te mbaje distance, te jete e serte dhe e prere me nje qeveri te perzier ne mbjelljen me droge te vendit del dhe rreket te shplaje kryeministrin duke lene te kuptohet qe mes llumit ai eshte qelibar dhe po lufton. Ai tjetri, Lu, ishte edhe me rende se, ne diten me te keqe te qeverise, foli per rezulate te medha dhe arritje qe tani po ndodhnin. Ai vleresoi si entitet me ndikim ne luften ndaj krimit shoqerine civile qe na paska ndihmuar te vije kjo dite. Shoqeria civile jane ne shumice hajdute, letyra, spiune, delenxhinj, kellira qe hane dhe pine me projekte qe flasin per homoseksualet, kontraceptivet, bejne “studime” per terrorizmin, radikalizmin, bejne “studime” per luften ndaj krimit apo per reformimin e drejtesise, bejne seninare apo wirkshop-e idiote per lloj marrinash me leje. Duke vleresuar keta soj dhe arritjet e ” reformes” Lu thjesht tha se ajo qe perfaqeson Rama eshte e vetmja e mire. Lu e hodhi Tahirin under the bus sikur te mos kishte qene fare ministri kryesor i Rames dhe sikur ai te kishte mbreti fuqiplote i rendit, krimit dhe policise….Koordinim i shkelqyer propagande pro qeverise

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here