Video/ Drejtoresha e Deutsche Welle rrëzon Ramën…

0
878

Drejtoresha e departamentit për Europën të radioteleviziont gjerman, Dojçe Vele, Adelheid Feilcke në një lidhje direkte me meisionin 360grade ka zbuluar detaje nga vizita e  Ramës në Berlin pak ditë më parë.

 Vizita mund të quhet e suksesshme, pasi kryeministri Rama, pati një takim me kancelaren Merekel si dhe me të gjithë politkanët vendas. Tema kryesore e takimit ishte Reforma në drejtësi, reforma ligjore si dhe ecuria e vendit, ku sa më shumë sukses të ketë Shqipëria aq më shumë do te ecë përpara për në rrugën e saj drejt BE. Vettingu deri më tani konsiderohet i suksesshëm sado që ka edhe shumë punë. Pjestari i grupit parlamentar në Gjermani, Krichbaum është një nga emrat më të ekspozuar dhe polemikat që ka pasur me Ramën janë vetëm fjalë”, tha Feilcke.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e Kryeministrit Rama lidhur me kritikat e deputetit gjerman Krichbaum. Rama ka deklaruar se fjalët e Gunther Krichbaum, janë fjalët e Lulzim Bashës të përkthyera në Gjermanisht.

Kurse drejtoresha e Deutsche Welle për Europën, tha se: “ fjalët e Krichabum janë në një linjë me fjalët e Merkelit. Fjalët e Krichabum nuk janë perkthim i Lulzim Bashës në gjermanisht”:-tha drejtoresha e Dojçe Vele.

Krichbaum dhe Merkel kanë folur në të njëjtë linjë në  lidhje me reformën dhe ecurinë e shqipërisë drejt rrugës për në BE, ku kanë thënë që qeveria shaiptare e ka vetë në dorë ecurinë e vendit të saj. Përsa i përket çështjes së Tahirit, sipas burimeve të Dojce Vele është përmendur vetëm si çështje dhe që duhet të zgjidhet menjëherë. Dhe përsa i përket lidhjes së Ramës me Erdoganin nuk kam komente”, shtoi ajo.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here