Kritika e fortë e Kozeta Kurtit, reagon sërish Ronela

0
196

Jo më larg se këtë fundjavë, Ronela Hajati bëri një deklaratë lidhur me mospjesëmarrjen e saj në Festivalin e RTSH. E ftuar në “Thumb” javën e kaluar, Ronela Hajati u shpreh se ka shumë dëshirë të shkojë në Eurovision, por personat që përzgjedhin këngën fituese dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë. Gazetarja Kozeta Kurti pikërisht për këtë deklaratë iu desh t’i kthehej Ronelës me një status të gjatë.

Një ditë më pas ka reaguar edhe Ronela e cila në një postim në Instastory ka sqaruar se është munduar me mish e me shpirt për muzikën e saj. “Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj si te mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time Kurre!… Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeri-tjetrin! Nuk na gjen gje”, shkruan Ronela.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here