Sot ranë skemat

1
244

Nga Frrok Çupi /

Cili ishte dirigjenti i ‘Teatrit’ mes dy selive të Kuvendit? Në njërën seli, ku Ahmet Zogu, ministër i brendshëm ishte kurorëzuar Mbret i Shqiptarëve, mblidheshin deputetët për seancën plenare të radhës…

Në selinë tjetër të ndërtuar në epokën komuniste të Stalinit, shfaqej ish- ministri i Brendshëm për t’u liruar nga imuniteti dhe për t’iu dorëzuar drejtësisë. Që nga Tetori i vitit 2017 ai ndodhet nën akuzë për përfshirje në organizatat kriminale të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve evropianë.

I vetmi moment që kishte një ‘regjisurë’, ishte ky: Në kohën kur Kuvendi mblidhet atje te “Zogu’, ministri i akuzuar të bëhet gati për në Drejtësi që nga selia e boshatisur ‘Stalin’. Të gjitha të tjerat, jo vetëm ishin jashtë skemave, por edhe rrëzuan skema:

Skema për ta mbajtur vendin në lëngatë vetëm me qëllimi që të mos i dorëzohej drejtësisë ish- ministri Saimir Tahiri, ra sot. Mbajtja ‘gjallë’ e Tahirit iu duhej tre elementëve të rëndësishëm të shtetit aktual: Qeverisë, Opozitës dhe Krimit.

Krimi tani është bërë pjesë e shtetit, veçse jo akoma teorikisht, sipas John Lock ose Aristotel. Ata që marrin indikacionin e parë nga ‘dorëzimi’ i shokut ministër, janë banditët e drogës dhe tregtarët e njerëzve. Këta e kuptojnë më mirë se askush se ministri do të paraqitet në gjyq dhe do të quhet ‘peshk i madh’. Pas kësaj, banditëve iu krijohet paranoja e madhësisë dhe e radhës: Cili do të jetë ‘më i madhi’ dhe cili do të paraqitet në burg i pari pas Tahirit?…

Qeveria e donte Tahirin të pa dorëzuar, me qëllim që të mbante mbyllur ‘kutinë’ e vet; të ushtronte presion mbi popull si “qeveri trime dhe e ndershme”; e donte edhe si karrem për trafikantët e mafiozët e tjerë… Tani edhe kjo skemë ra.

Skema e opozitës e lojës së ‘fortë’ me Tahirin, ra gjithashtu. Opozita që nuk ka ide, nuk ka as vullnet, as përfaqësim…, e mbante ‘Tahirin’ si lopën. Opozita milte  ‘Tahirin’, aq sa ‘qumësht’ prodhonte dhe me kaq mjaftohej për t’u vetëquajtur opozitë. Tani që u dorëzua Tahiri, Opozita mbetet në stere… A do të hyjë në detin e opozitarizmit, apo do të ngecet ‘pa ujë’?- kjo është çështja…

Ra skema e kryeministrit ‘të plotfuqishëm’. Ata që e kanë frikën në palcë (me të drejtë)  nga kryeministri që nuk pyet për asgjë, me siguri akoma nuk do të besojnë…, por që mbas sodit, kryeministri ka marrë rrugën e qullosjes. Ai ndodhet para disa përgjegjësive: Se zgjodhi ministër një arrogant por ‘budalla’ që nuk di të fshehë krimin; se e shpalli ‘superministër’ teksa e dinte se droga po pushtonte vendin; se në fund nuk arriti ta mbrojë si ‘komunistët’. Përveç që sipas gjasave, tashmë në qeveri nuk mund të rezistohet për arrestimin e secilit nga peshqit e mëdhenj.

 

Ra skema dhe paradigma se radhën e ‘peshqve’ e cakton kryeministri. Të gjitha gjasat sot treguan se ministri i brendshëm (i riu, pas Tahirit), po ngjitet mbi kryeministrin përsa i përket kockës së shtetit që është Siguria dhe Mbrojtja nga Krimi. Iniciativa e ministrit Xhafa për Vetting në Polici duket si një masë ushtrimore për Vettingun, që do të kryhet në politikë, duke u nisur nga kreu. Por edhe politika ra, pasi zgjidhja kërkohet po brenda radhëve të qeverisë që ka hyrë në mëkat. Del se shoqëria politike nuk ka kredibilitet.

Skema e pompuar nga qeveria dhe opozita (të kapura nga Soros) se këtu nuk ka gjurmë të politikave të Trump dhe konservatorëve perëndimorë, ra sot. Eurokratët e BE që projektojnë skema anti- Trump edhe mbi Shqipërinë, e kishin projektuar ‘Tahirin’ si ‘miletone’ ku pengohet statusi Europian i Shqipërisë. Pas kësaj që ndodhi sot, prishet skema alias Junker. Tani KE duhet të flasë cili do të jetë shkaku për të penguar Shqipërinë… Ndryshe ata po e mbanin vendin tonë si një ‘zonë e tregtisë së lirë’ për influencat Ruse dhe Lindore.

Veritas.com.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here