Kryemadhi: Tahirin e gjetën si një kurban disa orësh për të tërhequr sadopak vëmendje

0
174

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kreu i LSI Monika Kryemadhi është shprehur se nxitësi i Tahirit për të dhënë dorëheqjen ka qenë Edi Rama.

“Dorëheqja e Tahirit  është një teatër i shëmtuar i dyshes Rama- Tahiri. Tahirin e gjetën si një kurban disa orësh për të tërhequr sadopak vëmendje. Është thjesht një largim vëmendjeje, nga problemet kryesore të Shqipërisë sot, u shpreh Kryemadhi duke shtuar:

“Rama është ai që e ka nxitur Saimir Tahirin. Mos harro që para dy javësh Saimir Tahiri erdhi në kuvend për të ruajtur mandatin. Unë nuk mendoj që sot ka njeri që nuk e di që kanabizimi i Shqipërisë erdhi për shkak të politikës që Zoti Rama instaloi në Shqipëri dhe e realizoi përmes duarve të Saimir Tahirit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here