Revoltohet Rudina, shkrimi kundër…

2

Dy ditë më parë, në emisionin e pasdites “Rudina” krahas aktorit Besart Kallaku ishte e ftuar edhe gjyshja e tij, Ija. Kjo është bërë shkak që në revistën Bordo të publikohej një shkrim me titull “Llumi mediatik dhe fenomeni ‘Ija (e) Besit’!!!” nga gazetarja Sara Gurabardhi.

Loading...

Që në fillim qartësohet se shkrimi nuk është kundër Ijes, e cila është një gjyshe tipike shqiptare dhe s’ka asgjë që nuk shkon me të, por kundër faktit që Ija bëhet protagoniste në emisione televizive.

”Çfarë mund t’i pyesësh Ijes vallë? Pak rrëfim mbi rininë, ose ndryshe: histori që nuk kemi durim t’i dëgjojmë as nga gjyshet tona. Pak rrëfim mbi Besin: që e njohim më mirë se familjarët tanë. Pak rrëfim mbi fshatin: që të gjithë kanë një tablo të qartë se si funksionon, parë kjo nga një këndvështrim kushtesh të vështira ekonomike ose një jetese normale, si ajo e Ijes. Dhe pastaj, vjen momenti më kulminant, ai që të gjithë prisnin me padurim, që u lajmërua që në të ashtuquajturin insert për Ijen më në fund, zbuluam sekretin e recetës së byrekut me hithra të Ijes”,-shkruhet ndër të tjera.

Nuk ka vonuar kundërpërgjigjja e moderatores Rudina Mgjistari, e cila në llogarinë e saj në Facebook ka bërë këtë postim:

 

Loading...

2 Komente

  1. Fenomeni Rudina “sa bukur -sa bukur” si moderatore të ben më shumë të qash se të qeshësh. Për hir të argumentit , le ti referohemi një emisioni të tërë që Rudina i dedikon një burri nga Berati te cilin e thërret “profesor” – ndoshta ngaqë ka punuar mësues në fshatrat e Beratit- dhe i cili ka shkruar një libër (!!!!) rreth të cilit vetë profesori nuk flet dot se i vjen “turp”. Qesharakja kur kalon kufinjte e absurdes , nxit kuriozitet social sepse është shokuese e të le me gojë hapur. Po të ishte thjesht personazh jo interesant, reagimi normal do të ishte ndryshimi i kanalit televiziv. Por në rastin e absurdes i thua vetvetes: kjo moderatore e njohur ka pare diçka te ky personazh përderisa e mediatizon (asnjeherë s’kam qenë e qartë per kriteret e përzgjedhjeve të këtyre emisioneve). Tek e ndiqja, ky lloj emisioni më kujtoi një shkrimtar desident, te cilit kur ku kerkua te shkruante diçka per jeten proletare, mori penen dhe shkruajti rrufe: “rroftë klasa punetore, hajde hame nje akullore”. Nuk duhet nenvleftesuar perzgjedhje dhe mediatizimi i absurdes si personazh. Edhe pse jo keqedashëse, absurdja është e dëmshme per psiqiken e kujdo, përfshi këtu ehe vetë Rudinën e të tjerë si ajo…

Lini nje pergjigje