Presioni i mësuesit/ Telefonatat me babain e shoqes së 11 vjeçares, ‘thuaj vajzës të heshtë’

0

Pas denoncimit që familjarët e të miturës në fshatin Kalasës të Delvinës bënë ndaj ish-mësuesit të shkollës 9 vjeçare Neshat Tepelena për ngacmim seksual, shtohen zërat kundër tij.

Loading...

Babai i shoqes së klasës së 11 vjeçares që ra pre e ngacmimit, thotë se mësuesi Neshat Tepelena e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që vajza e tij të mos flasë rreth asaj që ka parë në shkollë.

Disa ditë pa publikimit të ngjarjes, mësuesi Neshat Tepelena më ka telefonuar mbi 10 herë dhe më ka tha: Thuaj vajzës të thotë që nuk ka parë gjë, ka thënë Viktor Ajdini

Loading...

Lini nje pergjigje