Kanë dy fëmijë, por Julka nuk donte të martohej me Andin, si e bindi ai

0

Këngëtarja e njohur Julka Gramo prej vitesh është e lidhur me Dj e njohur shqiptar Andi Gram dhe janë prindër të dy djemve Ian dhe Greg. Ditën e sotme prezantuesja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar diçka më shumë për marrëdhënien e saj me dy djemtë.

Loading...

Ndër të tjera ajo ka rrëfyer dhe momentin e veçantë ku bashkëshorti i saj e ka propozuar për martesë. Siç ka treguar dhe Julka edhe pse ata kishin shumë vite bashkë ai e pyeste gjithmonë se kur do të martoheshin dhe moderatorja nuk pranonte deri sa Andi ti bënte një propozim romantik si nëpër filma.

Deri sa në 30 vjetorin e saj të ditëlindjes, ai i ka bërë surpizën më të bukur në jetë. Julka e emocionuar tregoi se edhe pse Andi ishte në një udhëtim ai arriti të vinte në festën e ditëlindjes dhe me një unazë i ka propozuar për martesë

Duke qeshur moderatorja më pas tregoi për Rudinën se u prek aq shumë nga fjalët e partnerit sa që harroi ti jepte përgjigjen ‘PO

Loading...

Lini nje pergjigje