Durrës/ E kërkonin prej 2 javësh, familja merr vesh lajmin e tmerrshëm për kryefamiljarin…

0
236

Familja Rexhepi nga Durrësi ka marrë një lajm tronditës, rreth dy javë pas zhdukjes së njeriut të tyre. Prej dy javësh familja që banonte në lagjen 14 të Durrësit, në zonën e ish Kënetës nuk dinte asgjë për fatin e kryefamiljarit te tyre, Selim Rexhepi 58 vjeç, nga Dibra, baba i 6 fëmijëve.

 

 

Prej 16 prillit, ai rezultonte i humbur për familjarët, por ata nuk kishin bërë denoncim në polici. Ditën e sotme ata janë lidhur me policinë dhe janë paraqitur në morgun e spitalit për të identifikuar një kufomë të aksidentuar rreth 2 javë më parë dhe mes dhimbjes, ata kanë konstatuar se bëhej fjalë për familjarin e tyre, prej të cilit nuk kishin asnjë lajm që prej 15 ditësh.

58-vjecari është identifikuar në morgun e spitalit të Durrësit nga i biri, mbrëmjen e sotme.

I biri e ka kërkuar të atin përmes nje faqehe në internet si dhe ka pyetur herë pas here tek spitali i Durrësit por nuk i kanë dhënë asnjë lloj informacioni. Para 4 ditësh, ai është kthyer në Shqipëri, pasi jeton jashtë shtetit dhe ditën e sotme iu desh të përballej me lajmin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta të babait të tij.

Që nga dita e aksidentit, 58-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Durrësit, por ai nuk ishte identifikuar ende.

Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bënte të ditur se “në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i paidentifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here