Media gjermane nxjerr bllof Veliajn: Teatri pjesë e një qendre tregtare, me zyra dhe dyqane

1
517

Gazeta e njohur gjermane i ka kushtuar një artikull Tiranës dhe nuk janë lënë pa përmendur edhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë Erion Veliajn.

Një nga pikat e nxehta që përmenden në këtë artikull është se çështja e Teatrit Kombëtar. Media gjermane thekson se ndërtesa e re e Teatrit Kombëtar e transformon zonën me mjedise zyrash e shopping-u. “Puna e Ramës për transformimin e qytetit po vijon fuqishëm nga pasardhësi i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kujdes kur takon Veliajn, me “këshillojnë” ata që e njohin, përndryshe do të të vërë të mbjellësh ndonjë pemë, e ka me shumë qejf atë projekt. Kur mbërrita, zbulova se pemët e asaj dite i kish mbjellë që në mëngjes. Veliaj, 38 vjeçar, i veshur me një jelek prej djaloshi, brof në këmbë në zyrën e tij 100 m2, të mbushur me suvenire, dhuratë nga delegacionet, dhe modele dizajni arkitekture. Ngjan si kënd lodrash, ku vijnë me kërshëri fëmijët. Një ditë më parë, Veliaj, së bashku me Kryeministrin, prezantuan planin për një Teatër të ri Kombëtar në qendër të qytetit. Ylli danez i arkitekturës Bjarke Ingels ka projektuar ndërtesën në disa etapa, që e transformojnë zonën me mjedise zyrash e shopping-u.”, shkruan “Die Welt.

Si del blof Erion Veliaj

Pak ditë më parë në “Opinion” Erion Veliaj ka deklaruar se do të ndërtohet vetëm tetatër dhe asnjë tjetër në kjo godinë. Madje sipas tij nuk do ketë as kullë se nuk duan aktorët.

”Ne të gjithë e dimë që teatrot janë të subvecionuar. Tani po i the aktorëve  e duam edhe me kinema, nuk e duan. Do jetë teatër, vetëm për teatër, jo kinema, jo për teatrin e opreas dhe baletit, jo për koncerte të tjera. Do jetë teatër për teatër dhe kjo ka qenë kërkesa  e aktorëve që po respektohet. Do jetë vetëm teatër dhe pa kullë sipër.”, u shpreh Veliaj./Hashtag.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Medija Gjermane,nuk eshte die welt! Die welt esht vetem nje pjes e medias Gjermane! Gjermanija Shteti i vetem ne Bote qe resurset natyrale i ka konsumuar ne fillimin e Majit,dhe qe nga kjo kohe i duhet te jetoj mbi pasardhesit,si dhe mbi Vendet e botes se trete,eshte ne dileme!Kancelarja Merkel,tash e sa vite ne kry te pushtetit,beri vizite ne Shqiperi,pikerisht ne kohen kur ne kry te pushtetit ishte dhe eshte Rama! Borgjet e Gjermanis po tmerrojn boten,dhe akoma ska drite ne mbarim te tunelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here