Standard.al

BYLYKBASHI me ton të ashpër/ Rama ka frikë ndaj po bllokon procesin e VETTINGUT

0

Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit do të japë të enjten vendimin nëse Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj e kalon vetingun apo do të shkarkohet nga detyra.

Por pavarësisht se si do te jete ky vendim; Gjykata Kushtetuese eshte prej javësh jashte funksionit pasi ka vetëm 4 anetare megjithe Xhoxhajn me mandat te plote; ne nje kohe qe duhen 6 anëtare per te hapur mbledhjen e 5 per te marre nje vendim. Kjo për opozitën ka një pasoje të rendë; qytetarët nuk marrin drejtësi dhe një shembull konkret është rasti i pronarëve, të cilët nuk kanë ku të godasin vendimet e qeverisë.

“Këto janë të drejta tashmë të krijuara, janë pritshmëri ligjore të konfirmuara nga ligji dhe vendime të një qeverie të mëparshme dhe qeveria vendos t’i shkelë. Këto janë shkelje kushtetuese, në të shkuarën gjykata kushtetuese ka vendosur dhe I ka rrëzuar akte të tilla qeverisë, po këtë nuk mund ta bëjë më gjykata kushtetuese. Nuk mund të ankohen më pronarët në gjykatën kushtetuese”, tha Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së.

Por Gjykata Kushtetuese është vetëm një nga institucionet e bllokuara; Gjykata e Lartë është po në të njëjtën situatë ndërkohë që 8 institucione të reja të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi ose nuk funksionojnë, ose janë ngritur pjesërisht, ose në rastin më të keq askush nuk mund të thotë se kur do të ngrihen edhe pse kanë kaluar 20 muaj nga miratimi i ndryshimeve kushtetuese.

“Nuk nis punën Këshilli i Emërimeve në Drejtësi për të zhbllokuar gjykatën kushtetuese apo inspektorin e larte të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese po bie e nuk ngrihet dot, nuk po plotësohet me anëtarë të tjerë. Gjykata e Lartë po kështu, nuk po ngrihet SPAK-u, nuk po zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Ne kemi Prokurorin e Përkohshëm që është pa veting, pse? Sepse nuk e bëjnë dot”, tha Bylykbashi

Ai paralajmëron se situata është problematike.

“Jemi përpara një kolapsi të sistemit që po pamundëson bërjen e drejtësisë dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve të thjeshtë dhe kemi Edi Ramën nga ana tjetër, që po bllokon procesin nga ana tjetër për tu mbrojtur nga ato që do të dalin nga hetimi dhe gjykimi përfundimtar i çështjes Tahiri apo ministrave të tjerë.”

Arkitektura e re kushtetuese e ka vendosur vetingun si bazament e per kete arsye ngritja apo funksionimi i çdo institucioni përcaktohet nga shpejtësia e këtij procesi.

“Ne kemi vetingun që në parim është shumë i mirë sepse do të pastrojë gjyqësorin dhe Prokurorinë, i cili është bërë si moment bllokimi. Atëherë zgjidhja e vetme është, shpejtësia e madhe duke zbatuar të gjitha rregullat në bërjen e vetingut”, shprehet Bylykbashi.

“Qëllimi i Ramës është bllokimi I të gjithë këtyre institucioneve derisa ai të gjejë personat të cilët I duhen për ti vendosur aty. Në fund fare e ka për të konfirmuar që ai vetë nuk shkon para drejtësisë bashkëpunëtorët e tij të ngushtë përfshi Sajmir Tahirin që e kërcënon sa herë I afrohen prangat se do të flasë.

Paralelisht me shqetësimin per kapjen e sistemit, opozita ka edhe shqetësimin se qytetaret nuk do te marrin dot drejtësi, pasi per shkak te vetingut do te kete mungesa ne radhët e gjyqtareve e prokuroreve mjaftueshëm, e ceshtjet do te shtyhen ne pafundësi, problematike kjo qe duhet te marre zgjidhje sa me pare.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.