Televizioni francez në zyrën e Tahirit: Flitet për lidhjen e Tahirit me drogen…

0
488

Gazetarët francezë kanë qenë të drejtpërdrejtë me Tahirin. Në zyrën e ish-ministrit ata i kanë thënë në sy; se ka shumë akuza që të lidhin me trafikantët e drogës. Në ekranin e televizionin francez “TV M6” u shfaq dokumentari e “Enquete Exslusive” i drejtuar nga prezantuesi Bernard de la Villardiere. Xhirimet e këtij dokumentari janë realziaur një vit më parë, por është trannmetuar ditën e djeshme në orën 24:25.
Pamjet paraqesin plazhet magjepsëse të jugut, shtimit të turistëve, gjakmarrjes dhe dasmës së çiftit Leka Zogu me aktoren Elia Zaharia. Por fokusi i kamerave është ndalur edhe tek trafiku i lëndëve narkotike. Në këtë dokumentar shfaqet edhe Saimir Tahiri, i cili në atë kohë ishte ministër i Brendshëm.
Gazetarët francezë kanë filmuar brenda zyrës së ish-ministrit Tahiri në Ministrinë e Brendshme. Ai pyetet nga gazetarët, se ka shumë akuza që e lidhin me trafikantët.
Ndërsa Tahiri përgjigjet, se do shqetësohej po të mos ishte kështu dhe se e kanë akuzuar edhe se i kam vënë vetë bombë familjes sime.
Kanë qenë po gazetarët që kanë pyetur ish-ministrin, i cili është duke u hetuar për lidhje me grupin e Habilajve, ata që kanë ndjekur disa aksione të policisë mbi “luftën ndaj kanabisit”.
Por edhe kanë marrë pjesë në aksionet e policisë, gazetarët francezë nënvizojnë në fund se Shqipëria është vendi, ku po bën namin kanabisi.
Edhe në mediat shqiptare u tha kjo gjë para një viti, por në atë kohë kryeministri Rama u shpreh, se asgjë nuk ishte e vërtetë se media ishte kthyer në kazan.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here