Rama shpërblen aktorin se mbështeti kullat te Teatri Kombëtar. Ja posti i rëndësishëm…

0

Erion Isai është emëruar si drejtor i Teatrit të Kukullave. Vendimi është bërë i njohur në rrjetet sociale pedagogu Ergys Mërtiri, i cili ironizon zgjedhjen në krye të këtij institucioni të aktorit, teksa kujton se ai ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e tij.

Loading...

“Artisti i madh Erion Isai, ai që ishte pro ndërtimit të 6 kullave në oborrin e Teatrit Kombëtar dhe kundër protestës për mbrojtjen e Teatrit, pasi protesta sipas tij qenka e politizuar, u zgjodh Drejtor i Teatrit të Kukullave, nga një njeri “jopolitik”, si Kryeministri Rama. Pra aktori që mbron artin nga politizimi imagjinar prej opozitës sakrifikon aktorllëkun dhe regjisorllëkun për drejtorllëk!

Ironia është po aq therëse sa dhe realiteti. Kukullat e qeverisë e kanë qepur gojën për të mbrojtur teatrin, ndërsa Kryeministri di sesi ti shpërblejë aktorët më të mirë në mbrojtjen e interesave të tij dhe oligarkëve.

Erjoni ndërkohë mund të bëjë të vetën duke shpërndarë dekorata të tipit “Master of puppets” ose “Toc Kuklle i Popullit” për ata artistë që mbajnë lart ndërgjegjen klasore dhe vetëdijen politike, siç bëri me Luftarin e madh që sot nuk indinjohet më si dikur për brekët e Violeta Manushit.

Kush është pro Teatrit Kombëtar, dhe kundër Estradës së Kukullave, le të vijë sot në orën 19 në dëgjesën e rradhës në oborrin e Teatrit”, shkruan Mërtiri.

Isai, i emëruar në postin e drejtorit të Teatrit të Kukullave, ka mbështetur prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, referuar planit të Kryeministrit Rama dhe Kryebashkiakut Veliaj.

“Godina do prishet patjetër . Ne kemi nevojë për një teatër të ri , të tjerat janë marrëzira. Nëse rikonstruktohet kjo godinë, apo bëhet e re, apo bëhet një sallë mes të dyjave, i takon arkitektëve , urbanistëve, historianëve , nuk i takon as regjisorëve as aktorëve. Është njësoj si të vijë Erion Veliaj dhe të më thotë kjo fryma mizanskenale që ke bërë këtu nuk funksionon”, shprehej Isai, i cili njëkohësisht ka bërë fushatë me Elisa Spiropalin.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje