Rama injoron sërish Krischbaum: Kur flet ai…… Krischbaum nuk është shumë i rëndësishëm

1
314

Kryeministri Edi Rama, ka folur sërish për deputetin Krischbaum. Nga studio e Ilva Tares, Rama i është rikthyer komenteve që kanë për qëllim injorimin e deputetit që ka dalë hapur kundër mënyrës se si kryeministri ka qeverisur.

Rama tha se Krischbaum nuk është shumë i rëndësishëm sepse ai është thjesht një deputet nga 600 të tillë dhe se ai flet njëlloj si Partia Demokratike, por gjermanisht.

“Nuk është sekret që zotëria ka një mendim të konsoliduar jo pozitiv për qeverinë tonë. Kemi patur një takim në Tiranë dhe i’a kam thënë në sy dhe m’i ka thënë në sy opinionet. Kur ai flet, dëgjoj në pjesën më të madhe gjermanisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Ai është një nga 600 e kusur deputetët e Gjermanisë. Ai ka të gjitha shqetësimet e Partisë Demokratike. Edhe sajesat e PD-së merren të mirëqëna prej tij”.

Sipas Ramës, PD ka luajtur një rol shumë negativ që penalizon Shqipërinë.

“Nëse PD nuk do kishte luajtur rolin shumë negativ që ka luajtur, sepse ata janë disa njerëz që kanë qëllime pozitive por ti mbingarkosh me helmin e politikës së brendshme këtu, është të punosh kundër Shqipërisë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here