Nuk ka shanse te hiqet taksa per banoret e Kuksit. E konfirmon Rama..

0
250

Kryeministri Rama, ka kritikuar mediat për selektivitet sa i përket pasqyrimit të lajmeve. Edhe pse ka nënshtruar pjesën më të madhe të mediave, duket se Rama është i pakënaqur me kronikat pozitive që shfaqen nëpër ekrane. Ai ka kritikuar mediat se nuk kanë shoqëruar ministrat në Kukës, të cilët sipas kryeministrit,  kanë nisur negociatat me banorët e Kukësit, për tarifën e Rrugës së Kombit.

“S’ka informacion sepse kur shkojnë funksionarët e qeverisë në kohë paqe ju nuk çoni kamerat. Ju gjëmoni lajmet e këqija, takimeve të transparencës nuk i shkoni pas”, i tha kryeministri Ilva Tares.

I pyetur nëse tarifa do të zerohet për banorët, Rama tha se nuk ka asnjë shans që një gjë e tillë të ndodhë.

“Takime janë bërë, ndërkohë që në brenda 60 ditësh do të kemi një version. Kam kërkuar 60 ditë, nuk mund të them në mes të punës tarifën. Është çështje llogarish dhe ekspertësh. Tarifë zero? Diçka që quhet zero në këtë sistem që kemi zgjedhur nuk ka.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here