Një letër e Enver Hoxhes nga ferri per Edi Ramen! Nga Andis Harasani….

0
836

 

Nga Andis Harasani,

Marre nga FB i tij

ENVER HOXHA
Adresa: Kabina 3, Seksioni: Ferr 
Tel: 800 – 800 – 3 
Email: Nexhmijaime@ferr.com

Per: Edi 
Pasardhesi 
@ Bulevardi Deshmoret e Kombit

I dashur Edi :

Doja te ndaja nje lajm te mire me ty i dashur. 
Dje si e shtune qe ishte, kishim detyre te pastronim gjethe. Tani kuptohet qe une thjesht numeroj se sa pastron Pali sepse vete nuk ulem dot nga diabeti. Rastesisht aty kaloi Zoti dhe me pyeti nese dua ndonje gje. U ndodha pak ngushte por me paturpesine qe na karakterizon ne mjaftisto – komunistet i kerkova te me hapte nje kafe te vogel e ta quanim Flora. 
U habit e me pyeti se pse e doja dhe i tregova se si mblidheshim me shoket njehere e nje kohe dhe doja te mblidheshim prape. I erdhi keq budallait dhe sot e hapi kafen. Pali qe degjoi u perlot. Me perqafoi dhe falenderoi qe ende mendoj per ta. Nuk e kuptoi koketrashi qe une e genjeva Zotin. Se qe thua ti Edi une mendoj se pavaresisht nga forma qe shfaqet Zoti eshte popull dhe me mire se une e ti, kush mundet ta genjeje popullin?
Kafen e doja qe kur te vish ti kendej, te me ndihmosh ti bejme letrat, dhe marrim ndonje leje per pallat. Pas lejes ja cojme atyre miqve qe te kam njohur ne Danimarke te na bejne ndonje projekt. E fillojme me nje pallat pastaj e kthejme gjithe Ferrin te mbushur me pallate. Do ndertojme aq shume sa te duket qe eshte Ferr prape dhe keta qe jane denuar ketu te vuajne njesoj. Keshtu dhe Zoti sna thote gje, dhe keta muter vuajne njesoj. Po dhe ne bejme ndonje para.
Ah se mos harroj. Klienti i dyte qe me erdhi pas Lenkes, ishte Deko Rusi. Ai eshte ne parajse. Une e kam cuar aty se i nxiva jeten sa ishte gjalle. E mbante veten per ekonomist te mire por nuk e kuptonte vijen e masave fare. Qe te mos i bie gjate, i bera ate qe i bere dhe ti atij djalit nga Vlora qe ishte ekonomist ne partine tone. E largova dhe e lashe te jape mesim ne universitet. Nejse, Deko sot po me mesonte se cfare eshte ekonomia e shkalles. 
Ideja ishte qe sa me shume prodhojme aq me shume ulet kosto per njesi. Duke degjuar Dekon, e duke rrefitur kafene me pane syte ne TV sivllaun tend Lulin. Dhe ai e kishte qare ate Kuvendin e Partise se tij. Me nderuat o bij. Te dy me nderuat. 
Sa here ju shoh te grindeni me njeri tjetrin me kujtohen sherret qe benim ne me Organizaten e Gruas. Njesoj neve i drejtonim te dyja. 
Dhe po mendoja i dashur Edi, meqe mesova dhe cfare eshte Ekonomia e Shkalles: Pse ti dhe Luli nuk i beni ne nje dite dhe ne nje salle asamblete e partive tuaja? Mund dhe ti mbani fjalime te perbashketa, ose nese nuk doni ndajeni sallen pergjysem dhe flisni secili per qejf te vet. Por ama ulni koston e qerase se salles? Dhe ndonje sallate a sufllaqe qe do i jepni anetareve te asambleve ju bie me lire nese do blini me shumice??

Mendojeni dhe thuaja dhe Lulit qe ta sygjerova une.

Qofsh mire per vete e per atdhene

I joti 
Enver Hoxha

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here