Standard.al

Kulluri: Kuvendi vulosi ciklin e mbyllur përfundimisht të Bashës në krye të PD

0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ervin Kulluri në një lidhje live me studion e emisionit ‘Studio e Hapur’, tha se PD të mbajë  në krye të saj një njeri humbës dhe të dështuar.

Kulluri: “Ne jemi para një fakti të paprecedent në historinë 27-vjeçare të të gjitha partive politike në Shqipëri. Është hera e parë që një parti politike merr më pak vota se sa zgjedhjet e fundit që e çuan në opozitë dhe për këtë i kemi kërkuar Bashës dorëheqje të parevokueshme, që ky i fundit nuk e dëgjoi dhe gaboi.

Basha nuk iu referuar as traditës së z. Berisha me dorëheqjen e vitit 2013, ndaj menduam ta sanksionojmë në mënyrë ligjore dhe statutore. Nuk mundet PD të mbajë  në krye të saj një njeri humbës dhe të dështuar. Për këtë arsye pati një propozim të z. Berisha, me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit, që këshilli kombëtar të ketë të drejtë të shkarkojë kreun e partisë me propozim të 15% dhe pastaj me 50+1 % të votave.

Këtu jemi në një situatë pa zgjidhje. Ai Kuvend vulosi ciklin e mbyllur përfundimisht të Bashës në krye të PD”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.