Ish-kreu i PD-së së Kukësit në Syri.net: Rama fitoi zgjedhjet sepse gjeti një PD të dobët, Basha ka lënë përgjysmë shumë aksione

0
190

I ftuar në Syri.net ish-kryetari i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, ka analizuar statutin e ri të PD-së, por edhe atë se çfarë ndodhi dje pas fjalimit të tij në Kuvendin Kombëtar.

I pyetur nga moderatori Alen Xhelili, se si e pritën demokratët fjalimin e tij, Elezi tha se edhe vetë ishte i habitur për impaktin që pati tek demokratët.

Për sa i përket opozitës, Elezi tha se Basha duhet të tregojë se është lider, duke shtuar se deri tani Rama ka fituar sepse ka gjetur një opozitë të dobët.

‘Fjala ime ishte shumë e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë, që prekin Partinë Demokratike. Nuk e kam pritur që fjala ime do të kishte kaq shumë impkat, kanë vlerësuar shumë kurajën.

Unë doja të përcillja si mesazh këtë që askush nuk mund tu shmanget problematikat, problematika nuk janë debatet mes drejtuesve, por gjërat reale, që kanë lidhje me faktin që anëtarët e PD-së kanë apo nuk kanë interes për të qenë aktiv dhe për të kontribuuar për PD-në.

Selami ishte kritik por e kapi se PD çalon nga kryetari, por në fakt PD çalon në disa pika kryesore, që është sistemi i karrierës apo ndërtimi i sistemit të kacavjerrës që kanë ndërtuar këta.

Të them të drejtën nuk kam  bërë një bilanc për statutin, sepse edhe dje shkoi pak rrëmujë situata e ndryshimeve.

Por duke ju referuar asaj që kam lexuar mund të them se ka sërish problematike.  Nuk është ndjekur e njëjta rrugë për zgjedhjen e kryetarëve, nuk është respektuar rregulli i karrierës.

Demotivimi është i pari, e dyta njerëzit janë të zhgënjyer nga politika dhe nga një pjesë e mirë e politikanëve. Qytetarët kanë parë se si politikanët kanë një jetë shumë të mirë, ne duhet të godasim këto fenomene. Ne gjithashtu duhet të shkëputemi njëherë e mirë edhe nga e kaluara. Nëse në fillim e përdorëm si justifikim se kanë qenë intelektual dhe na duhen, sot nuk na duhen më. Edhe vettingu po mbahet peng nga ish bashkëpunëtorët e sistemit. Më dobët se ç’është Edi Rama sot nuk ka ku shkon, por ai fitoi s ene jemi më të dobët se Edi Rama, sepse akoma nuk i kemi dhënë një sinjal që ne jemi shumë të fortë. Nëse fjalët nuk përputhen me vepra nuk kanë vlerë. Nëse fjalët nuk janë në përputhshmëri me veprimet. Fjalët e zotit Basha kanë shkëlqim por nuk kanë thelbin nga brenda.

Basha ka lënë shumë aksione përgjysmë, siç ishte rasti i mosbindjes civile’, deklaroi Elezi.

© SYRI.net

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here