E rëndë/ Humbin jetën 5 gazetarë. Mes tyre fotoreporteri i…

0
192

Dy sulme të njëpasnjëshme kanë ndodhur së fundi në Afganistan. Nga sulmi i dytë kamikaz që është kryer kanë humbur jetën pesë gazetarë, mes tyre dhe një fotoreporter i AFP-së.

AFP njofton se fotoreporteri Shah Marai, ka mbetur i vrarë.

Nga sulmi i parë kanë humbur jetën 20 persona. Pikërisht gazetarët kanë qenë objektiv i sulmit të dytë.

Rreth 15 minuta nga sulmi i pare, pasi njerëzit dhe gazetarët ishin mbledhur në vendngjarje, pati një shpërthim të dytë. Kamikazi që hodhi veten në erë ishte maskuar si gazetar mes turmës së njerëzve.

Shah Marai filloi të punonte si shofer me AFP në vitet 1990, gjatë epokës së talebanëve, por menjëherë pasi u vu re dashuria e tij për foton, ai mori disa trajnime në Francë dhe u shndërrua në një nga fotoreporterët më të mirë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here