E papritur: Martohen Sara dhe Ledion Liço, detajet e dasmës më të shtrejntë me qindra të ftuar…

0

Që prej kohës që moderatori Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Medias’ Sara Hoxha kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar nga mediat online. Ata shpallën fejesën e tyre dhe përpara një viti u bënë prindër të një djali që quhet London Noor.

Loading...

Përpara disa muajsh qarkulloi lajmi që çifti i famshëm do të kurorëzonte martesën këtë vit, megjithatë ata nuk konfirmuan dhe mohuan asgjë, duke i lënë lajmet thjesht në kuadrin e thashethemeve.

Mirëpo sipas informacioneve të ‘Newsbomb.al’ Sara dhe Ledioni do të martohen në muajin gusht në “Villa d’Este” në Como të Italisë.

Siç është mësuar ftesat e dasmës tashmë kanë filluar të shpërndahen dhe të ftuarit do të rrinë për tre ditë në ambientin superluksoz të kësaj vile, ku qëndrimi për një person kushton plot 500 euro.

Përgatitjet kanë filluar dhe me siguri kjo do të jetë dasma e vitit, duke qenë se hoteli në të cilin do të zhvillohet është një nga 10 më të shtrenjtët në botë.

Loading...

Lini nje pergjigje