E ka fajin traktoristi Rama!

0

Nga Dritan Kaba

Loading...

Rama ka vendosur sot të shkarkojë dy nga përgjegjësit e zyrave te punësimit! Kryeministri është bërë për të qeshur e për të qarë!

Nuk e kanë fajin përgjegjësit e zyrave të punësimit për gjendjen ku ndodhet vendi, por padituria jote në ekonomi dhe dhënia e buxhetit nëpërmjet PPP-ve tre- katër oligarkëve.

E ka fajin mbytja që po i bën tregut të lirë me taksa e tatime për mospunësimin.

E kanë fajin paratë e drogës që po e gërryejnë përditë e më shumë ekonominë.

Je realisht i paaftë! Njësoj si Enveri që kur nuk i ecte ekonomia, nxirrte grupe armiqësore si shkaktare të gjendjes ekonomike.

Për ta bërë më të thjeshtë fabulën, mjafton të kujtojmë një histori të vogël me ish-kryeministrin Nano, në kohën kur ishte pedagog. Ishte koha kur po bëhej “reforma” e madhe e zëvendësimit të traktorit me zinxhirë me traktorët me goma.

Një nga studentët e pyet Nanon: Domethënë për këtë gjendjen e tanishme ekonomike (ishte koha e lulezimit të tollonave) e kanë traktorët me zinxhirë? Domethënë pas kësaj reforme do rritet ekonomia? Thelbi ishte se traktoret me zinxhirë harxhonin nja tre litra naftë më shumë se ata me goma.

Nano në atë kohë pedagog iu përgjigj : Si do që të bëhen traktorët, daç me goma, daç me zinxhirë, në këtë rast e ka fajin traktoristi, se nuk di t’i japë!

Kështu është edhe puna jote z.Kryeministër! Nuk e kanë fajin për punësimin, përgjegjësit e zyrave të punësimit, por mënyra si po e dreqos ti ekonominë e këtij vendi.

P.S. : Rama, ti je traktoristi i kësaj ekonomie që vetëm punësim nuk mund të sjellë! Akoma nuk e kupton që fajin e ka sistemi që ti po lançon në ekonomi, njësoj si byroistët nuk e kuptonin që ishte sistemi që kishte marrë fund.

*Standard.al

Loading...

Lini nje pergjigje