Drogë dhe prostitucion, kush janë dy vëllezërit që u hakmorën për babain e tyre

0
314

Dy vëllezër nga Fieri bashkë me nënën e tyre akuzohen për pastrim parash. Gentian (Geron) dhe Erion (Mikel) Hasanbelliu janë emra të njohur për drejtësinë italiane dhe shqiptare për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni. Gentian Hasenbelliu gjithashtu rezulton person me precedentë penalë. Ndërsa tjetri, pikërisht Erion (Mikel) Hasanbelliu është arrestuar vitin e kaluar në Itali, i akuzuar përveç drogës dhe prostitucionit, edhe për masakrën tek Senatoriumi më 19 gusht 2000.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, kalon për gjykim çështjen penale në ngarkim të shtetasit Gentjan (Geron) Hasanbelliu, Erion (Mikel) Hasanbelliu, Hysnie Hasanbelliu të dorëzuar për veprën penale “Pastrim i Produkteve të Veprës Penale ose Veprimtarisë Kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

Pasuritë e këtyre shtetasve ishin vendosur në sekuestro preventive nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier. Dy vëllezërit nga Fieri Geron dhe Mikel Hasanbelli janë emra të njohur për drejtësinë, pasi janë akuzuar si të përfshirë në disa vepra penale. Mikel Hasanbelli, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Mikel Hasanbelli 38 vjec, ishte burgosur për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet të ishte ne burg deri në vitin 2020.

Zanafilla e vrasjeve
Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17.15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.

Hakmarrja në Belgjikë
Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli”­ sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Arrestimi në Elbasan
Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasandër Noga, ngjarje e ndodhur në Antverp të Belgjikës, në vitin 2002.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here