Detaje të reja/ 1 tonët e kokainës të kapur në Spanjë ,përsëri shqiptarë….

0
160

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Spanjë, ndërsa si të përfshirë në rrjet janë dhe shtetas shqiptar. Në një operacion të policisë vendase në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Europol, u bë i mundur sekuestrimi i një sasie rekord kokaine prej 1 ton, si dhe një shumë prej 1.550.000 eurosh. Në pranga përfunduan 5 persona, mes tyre edhe lideri i këtij grupi kriminal.
Sipas mediave spanjolle, dyshohet se kokaina transportohej nga Shqipëria për në Spanjë me fluturime charter, duke u hequr sikur ishin një kompani që ofronte transport.
Agjentët e policisë spanjolle sekuestruan në total 790 pako me kokainë, disa automjete shumë kubikëshe, telefona dhe karta identiteti false, si dhe municione.
Hetimet për këtë organizatë kriminale nisën në Nëntor, kur autoritetet zbuluan ekzistencën e saj. Ajo ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kishte lidhje të ngushta në Spanjë.
Shqiptarët transportonin sasi të mëdha kokaine që vinte nga Kolumbia me anë të avionëve të vegjël. Ata e përdornin Spanjën si portë hyrëse për drogën, e cila kishte destinacion vendet e Europës.
Në mesin e 5 të arrestuarve, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë 2 shqiptarë, 2 spanjollë, si dhe lideri i organizatës me kombësi kolumbiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here