Tragjike/ Shqiptari aksidentohet në Itali, makinat përplasen kokë më kokë

0
242

Një aksident rrugor ka ndodhur pak para orës 16:00 të ditës së sotme në Perdone, Itali. Dy makina, një Golf dhe një Fiar Croma janë përplasur ‘kokë më kokë’, duke lënë tre persona të plagosur.

Bëhet fjalë për një shqiptar 40-vjeçar, emigrant prej vitesh në Itali dhe një çift italian, të moshës 60 vjeç.

Shqiptari mësohet se ishte duke udhëtuar me makinën ‘Golf’, ndërsa çifti italian me Fiat.

Si pasojë e përplasjes ‘Fiat Croma’ është përfshirë nga flakët.

Të tre janë dërguar në spital me plagë të ndryshme, por jashtë rrezikut për jetën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here